Shfrytëzonin 19-vjeçaren, dënohen 18 vjet burg
Shfrytëzimi i një 19-vjeçareje si prostitutë u ka kushtuar plot 18 vjet burg dy personave. Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë dje vendimin përfundimtar në procesin ndaj Asllan Hasës, 49 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Emiljan Gilanit, 20 vjeç, nga Lezha. Ata janë shpallur fajtorë për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", vepër e parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal dhe janë dënuar me nga nëntë vjet heqje lirie secili.
Rreth një vit më parë ata ishin arrestuar nga policia, pas denoncimit të 19-vjeçares A.K., e cila për disa javë me radhë ishte detyruar të prostituonte kundrejt pagesës 2-3 mijë lekë për çdo akt. Sipas akuzës, të pandehurit nëpërmjet mashtrimit e kishin marrë vajzën nga qyteti i Kavajës dhe e kishin sjellë në Tiranë. Këtu ata e kishin detyruar atë të prostituonte nëpër hotelet dhe motelet e zonës së Liqenit Artificial. Pas denoncimit të vajzës, policia ishte detyruar të vihej në ndjekje të dy të akuzuarve dhe pasi i kishte përgjuar kishte siguruar materialet e nevojshme për procedimin e tyre. Dje, në përfundim të procesit gjyqësor, gjykata ka vendosur t‘i dënojë Asllan Hasën dhe Emiljan Gilanin me nga nëntë vjet burg.