KLD zgjedh kryetarët në pesë gjykata në Shqipëri
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur 5 kryegjyqtarët e gjykatave më të rëndësishme në vend. Dritan Hallunaj, pas votimit të anëtarëve të KLD-së, është zgjedhur kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në vend të Sandër Simonit. Gjovalin Përnoca është zgjedhur kreu i Apelit të Krimeve të Rënda në vend të Dhimitër Lalës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur gjithashtu edhe krerët e gjykatave të rretheve, të cilët do të jenë, Artur Malaj për Gjykatën e Vlorës, Alltun Çela për Sarandën dhe Kastriot Selita për Peshkopinë. Emërimi i kryetarëve të sapozgjedhur vjen pak javë pasi KLD-ja emëroi 16 kryegjyqtarët e rinj në mbarë vendin.
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua në prani të një auditori të hapur, ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive pranë gjykatave, kandidatët e të cilëve ishin në garë për funksionin e tyre drejtues, avokatë, juristë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe përfaqësues të mediave. Në fjalën e hapjes, Presidenti Bamir Topi deklaroi se "reforma në drejtësi, është sa reformim i së drejtës së shkruar, aq edhe i kapaciteteve njerëzore që e zbatojnë atë, ndaj për një shtet demokratik është dhe mbetet prioritet përzgjedhja e më të mirëve në ngritjen e imazhit të së drejtës". KLD-ja, pas kalimit të periudhës më shumë se njëmujore që nga data e shpalljes së vendeve vakante, kohë e cila u la në dispozicion të të gjithë gjyqtarëve pretendentë për funksionin drejtues të gjykatave, ngriti grupin e punës për përpunimin e të dhënave dhe materialet e mbledhura nga këta kandidatë, duke shqyrtuar, ndër të tjera, plotësimin e kritereve ligjore për ushtrimin e funksionit drejtues nga ana e çdo kandidati. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deklaroi para anëtarëve të këshillit, se "rinovimi i mandateve duhet të synojë rinovimin e profileve dhe vendosjen e një standardi të ri në drejtimin e gjykatave, si një mundësi për përmirësimin e imazhit të cenuar të gjyqësorit". Spahiu dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, si dhe anëtarë të tjerë të këshillit, adresuan një numër të madh pyetjesh drejtuar kandidatëve.
Në mbledhjen e djeshme, pasi kandidatët prezantuan programin për drejtimin e gjykatave përkatëse, si dhe zhvillimin e procedurës së intervistimit të kandidatëve nga anëtarët, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi si më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Sandër Simoni, gjyqtares Etleva Deda dhe gjyqtarit Dritan Hallunaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Dritan Hallunaj. Gjyqtaria Marsela Balili, paraqiti pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në datën 17 maj 2008, kërkesën për dorëheqje nga konkurrimi, për arsye personale. Sipas KLD-së, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Dhimitër Lara dhe gjyqtarit Gjovalin Përnoca, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Gjovalin Përnoca. Ndërsa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërmjet kandidaturave të Artur Malajt, Klodiana Gjyzarit, Skerdilajd Konomit dhe Shkëlzen Selimit, KLD-ja vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Artur Malaj. Gjykata e Sarandës do të drejtohet nga gjyqtari Alltun Çela, pas konkurrimit me gjyqtaren Ketra Bajrami. Në Gjykatën e Dibrës është zgjedhur kandidati i vetëm në garë, gjyqtari Kastriot Selita. KLD-ja njofton se prej tre muajsh nuk u paraqit asnjë kandidaturë e dytë. Ndodhur përpara këtij fakti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori në shqyrtim kandidaturën dhe vendosi me shumicë absolute pro gjyqtarit Kastriot Selita.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Kandiduan:
Sandër Simoni
Dritan Hallunaj
Etleva Deda
Marsela Balili (u tërhoq)
Fitoi: Drita Hallunaj
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Kandiduan:
Dhimitër Lara
Gjovalin Përnoca
Fitoi:
Gjovalin Përnoca
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Kandiduan:
Artur Malaj
Klodiana Gjyzari
Skerdilajd Konomi
Shkëlzen Selimi
Fitoi:
Artur Malaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Kandiduan:
Alltun Çela
Ketra Bajrami
Fitoi:
Alltun Çela
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër
Kandidoi:
Kastriot Selita
Fitoi:
Kastriot Selita
Deklarata
Presidenti Topi thotë se për të bërë drejtësi, duhen edhe njerëz të aftë
"Reforma, jo vetëm në letër"
Presidenti Bamir Topi deklaroi dje në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se kjo strukturë duhet të përkushtohet me profesionalizëm në zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave. "Reforma në drejtësi nënkupton kapacitetet njerëzore", u shpreh kreu i KLD-së, Topi. Sipas tij, strategjia e reformimit të sistemit të drejtësisë, tashmë ka nisur rrugën e saj me adoptimin e ligjeve të reja me iniciativa në trajtimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor. "Megjithatë, kur flasim për drejtësi, ajo që gjithkush kupton është: ‘ligje të mira në duart e profesionistëve dhe në funksion të së vërtetës‘. Ka një shprehje të njohur nga komuniteti i juristëve që azhornohet me thënien e Martin Luter Kingut: ‘Padrejtësia, edhe kur ndodhet vetëm diku, është kërcënim për drejtësinë që jepet kudo‘", thekson Presidenti në fjalën hapëse të mbledhjes së KLD-së, ku u zgjodhën pesë kryetarë të gjykatave më të rëndësishme në Shqipëri. Sipas kreut të shtetit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reforma në drejtësi është jo vetëm reformim i së drejtës së shkruar, por edhe i kapaciteteve njerëzore që e zbatojnë atë, ndaj për një shtet demokratik është dhe mbetet prioritet përzgjedhja e më të mirëve për ngritjen e cilësisë së gjykimit dhe imazhit të së drejtës. "Emërimi në sistemin gjyqësor i gjyqtarit, apo kryetarit të gjykatës, është një angazhim jo vetëm i gjyqtarit për të dhënë drejtësi, por njëkohësisht është një angazhim i vetë shtetit për të garantuar se do të jepet drejtësi në emër të Republikës dhe kjo vlen për të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor", tha Topi. Sipas tij, autoritetet që nominojnë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë, të Apeleve, apo gjyqtarët e lartë, vendimet unifikuese të së cilës kanë forcën e ligjit, duhet ta fillojnë përmbushjen e kësaj detyre nga konsiderimi vetëm i atyre kandidaturave që vijnë nga një karrierë profesionale të suksesshme.
KLD
Një muaj më
parë u zgjodhën
16 kryetarë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të fundit vetëm një muaj më parë, ka përzgjedhur gjashtëmbëdhjetë kryetarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të Apeleve, duke lançuar kështu platforma të reja të drejtimit të drejtësisë shqiptare në një hapësirë të gjerë gjeografike. Sipas Presidentit, reforma në drejtësi ka një ndër objektivat specifikë të saj, luftën kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar, efektiviteti i së cilës i shërbeu krijimit të Gjykatës për Krime të Rënda.
Mbledhja
Në Apelin e Krimeve të Rënda zgjidhet ish-anëtari i KLD-së
Dritan Hallunaj pason Sandër
Simonin te Krimet e Rënda
Dritan Hallunaj është zgjedhur kryetar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e konsideruar si gjykata më e rëndësishme në Shqipëri. Ai pasoi në detyrë gjyqtarin Sandër Simoni, i cili ishte kryetar nga hapja e kësaj gjykate. Hallunaj ka drejtuar një sërë procesesh te Krimet e Rënda, duke filluar nga procesi për kontrabandën e cigareve dhe duke përfunduar me përzgjedhjen e tij në pesëshen e gjyqtarëve që po gjykojnë dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, me të pandehur Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron, Budjon Meçen dhe Avni Koldashin.
Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda është zgjedhur Gjovalin Përnoca, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Përnoca ka qenë më parë zv/kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Ka punuar që prej diplomimit prokuror dhe gjyqtar në të dyja shkallët. Së fundi, riktheu në Gjykatën e Krimeve të Rënda për verifikim mase të akuzuarit për rrëmbimin e Remzi Hoxhës.