Scheffer dhe Solana takojnë Ban Ki Mun
Zyrtarët e administratës së UNMIK-ut ende nuk e kanë të qartë se cili do të jetë roli i këtij misioni pas 15 qershorit, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, andaj thanë se janë në pritje udhëzimeve që do të dalin nga zyra e Nju Jorkut. Për këtë temë u diskutua në Nju Jork në takimin mes sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Shefer, dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun.
Zëdhënësi i NATO-s, Apathurai, ka deklaruar se Scheffer dhe Ban Ki-Mun "kanë qenë dhe do të jenë në kontakt" lidhur me Kosovën dhe se "interesi thelbësor i NATO-s është që të sigurojë paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës, ndërsa kur është fjala për UNMIK-un dhe EULEX-in, NATO dëshiron situatë, në të cilën rolet dhe përgjegjësitë do të jenë të qarta". Një bisedë tjetër për Kosovën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, do ta ketë edhe me shefin për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Havier Solana, me të cilin do të takohet sot. "Me siguri do të takohemi të enjten dhe do të shohim se si po rrjedhin gjërat nga ana e OKB-së", ka thënë Solana. Ai shfaqi shpresën se do të kapërcehen dallimet për praninë e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë. Sipas Solanës, takimi do të zhvillohet në Stokholm gjatë një konference për Irakun.