BE: Politika e Plebishitit
04/05/2005 BE ka qenë tradicionalisht më e suksesshme kur ka qenë më shumë pragmatike, domethënë kur nxit reforma të panumërta, por të qeta, për të përballur sfida të veçanta, qoftë kur redukton shiun acid, standardizon celularë, apo zgjeron Bashkimin. Suksese të tillë janë shumë më të rëndësishëm për jetën e përditshme të evropianëve, sesa simbolizmi i thellë i një kushtetute fringo të re
Evropianët duken të kënaqur me këtë ekuilibër, siç mbeten të kënaqur me kulturat e tyre linguistike dhe politike. Anglishtja me aksent që flitet në Parlamentin Evropian mund të bëhet gjuha e dytë e të gjithëve, por ajo do të mbetet gjuha e parë e askujt. Simbolizmi evropian duhet të respektojë natyrën e shumëllojshme të popujve të Evropës
Jeta politike ka ndalur në vend. Ekspertët dhe politikanët nuk pushojnë së foluri në lidhje me të. E megjithatë, me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë bindemi se njerëzit e thjeshtë as që duan të kenë të bëjnë me të. “Ajo”, është Kushtetuta e propozuar e Bashkimit Evropian, e cila me shumë mundësi do të refuzohet nga zgjedhësit më 29 maj në Francë dhe ndoshta më 1 qershor në Holandë. 20 sondazhe të njëpasnjëshëm francezë kanë treguar se shumica është kundër. Votuesit holandezë mbeten apatikë dhe të pavendosur. Nëse ndodh ndonjë mrekulli dhe të dy votojnë pro, atëherë do të nxirret nga tigani dhe do të rifutet në zjarr vitin tjetër, kur britanikët të votojnë për të njëjtën gjë.
Dikur e konsideruar me të madhe si apoteoza e idelizmit evropian, Kushtetuta është kthyer në një albatros përreth qafës së BE. Në përpjekje për të shpëtuar dokumentin e shumëdiskutuar, liderët evropianë po përpiqen t’u bëjnë qejfin kundërshtarëve, duke mohuar kështu mjetet pragmatike, për të cilët vetë BE u krijua. Aspiranti për president në Francë, Nikolas Sarkozi, e përdor Kushtetutën për të goditur futjen e mundshme të Turqisë në BE. Kancelari gejrman, Gerhard Shrëder, mbështet formalisht dokumentin, por e dëmton njëkohësisht atë, duke sulmuar liberalët në Bruksel. Zhak Shiraku, i Francës, shet me këmbëngulje Kushtetutën – edhe pse bën thirrje për një front të bashkuar evropian kundër importeve kineze. Deregullimi i shërbimeve, politikat e moderuara të imigrimit dhe propozime të tjerë të ndjeshëm, që duhej patjetër të shqyrtoheshin si të rëndësishëm, janë të ngërthyer në një vorbullë të madhe politike plebishitare të ndezur nga media.
Ironia është e hidhur. Në fund të fundit, Kushtetuta mendohej që do ta bënte Evropën “më demokratike, më transparente dhe më efiçiente”. Pushtetet do të decentralizoheshin, duke e bërë unionin më të hapur ndaj qytetarëve. Do të kishte një ministër të Jashtëm evropian, që do të rriste rolin e Evropës në skenën botërore.
Në retrospektivë, një gjë e tillë tingëllon shumë naive. Pasi nisën projektin kushtetues, politikanët e Evropës u përkulën përballë opozicionit, duke e hedhur dokumentin në votë. Përgjatë rrugës, të gjithë e kanë harruar përmbajtjen e saj. Kushtetuta, kështu siç është, përbën një dokument konservator, që konsolidon veprimtarinë aktuale të BE me përparime modeste në fusha të ndryshme, që nga votimi e deri te politika e jashtme.
Si politikë, ajo është kthyer në rrufepritësen (siç ka ndodhur në gjithë referendumet e mëparshëm evropianë) e pakënaqësisë së votuesve mbi gjithçka, që nga imigrimi maroken deri në shkurtimet në mirëqenien sociale – ku thuajse asnjëra nuk është e shkaktuar nga politikat e BE. Kështuqë, duke i thënë jo Kushtetutës, qytetarët i thonë jo çdo gjëje që nuk u pëlqen, duke nisur shpesh nga vetë politikanët e tyre.
Kjo është gjë jo e mirë, sepse telashet e pamerituara të Kushtetutës u japin guxim euroskeptikëve. Cilidoqoftë fati i Kushtetutës, do të duhen vite për të neutralizuar pasojat politike të plebishiteve. Kjo rrugë pa rrugëdalje demonstron falimentimin e nocionit, sipas të cilit BE mund të legjitimohet përmes më shumë publiciteti dhe një pjesëmarrjeje më të madhe të masave – shkurt, përmes demokratizimit. Politika plebishitare gjeneron kaos politik. Ajo dobëson qeveritë evropiane.
Eshtë koha për të hequr dorë, një herë e mirë, nga ideali i Evropës si një zëvendësim i shteteve-kombe demokratikë. BE nuk i kapërcen, ai bashkekziston me kombet. Afro 25 për qind e legjislacionit evropian kanalizohet nga Brukseli, ku pjesa më e madhe ka të bëjë me para, tregti, standarde industrialë dhe rregullime komplekse tregu. Pjesa tjetër – përfshirë taksimin dhe shpenzimet, kushtet e mriëqenies sociale, imigrimin, arsimin dhe mbrojtjen – mbeten thellësisht kombëtare.
Evropianët duken të kënaqur me këtë ekuilibër, siç mbeten të kënaqur me kulturat e tyre linguistike dhe politike. Anglishtja me aksent që flitet në Parlamentin Evropian mund të bëhet gjuha e dytë e të gjithëve, por ajo do të mbetet gjuha e parë e askujt. Simbolizmi evropian duhet të respektojë natyrën e shumëllojshme të popujve të Evropës.
Një humbje e kushtetutës së arsyeshme evropiane mund të shkaktojë keqardhje, por ajo mund të ndihmojë që të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë. BE ka qenë tradicionalisht më e suksesshme, kur ka qenë më shumë pragmatike, domethënë kur nxit reforma të panumërta, por të qeta për të përballur sfida të veçanta, qoftë kur redukton shiun acid, standardizon celularë, apo zgjeron Bashkimin. Suksese të tillë janë shumë më të rëndësishëm për jetën e përditshme të evropianëve, sesa simbolizmi i thellë i një kushtetute fringo të re.