E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bota Poshtëligjore

04/05/2005  POSHTE NJE REALITETI TE RREGULLUAR ME NORMA LIGJORE SOT GJALLON NDER NE EDHE NJE BOTE QE DO TA QUAJA POSHTELIGJORE. NE DALLIM NGA VEPRIMTARIA E MIREFILLTE ANTILIGJORE QE DREJTOHET KUNDER JETES DHE SIGURISE SE PERSONIT, KJO BOTE POSHTELIGJORE TOLEROHET POTHUAJSE NGA TE GJITHE, PRANOHET ME HIR A ME PAHIR NE NJE FARE MASE EDHE NGA VETE QYTETARET DHE, NE FAKT, NE SHUME DREJTIME SHOQEROHET EDHE ME REZULTATE MATERIALE, QE SHUMEKUSH I SHEH ME KRENARI. MUNGESA E VEPRIMIT TE NORMES JURIDIKE PERBEN PIKERISHT KODIN E SJELLJES POSHTELIGJORE, RREGULLIN E PASHKRUAR, QE I BINDEN NE MENYRA TE NDRYSHME TE GJITHE. PER ME TEPER, STABILITETI I MJAFT NORMAVE JURIDIKE QE DUKET SIKUR RREGULLOJNE GJITHÇKA, NE FAKT, MBESHTETET JO PAK NE KETE REALITET POSHTELIGJOR, KU SHUME MARREDHENIE VETERREGULLOHEN PA U KONFRONTUAR ME NORMEN JURIDIKE, SIGURISHT NE KURRIZ TE INTERESAVE TE NJEREZVE TE THJESHTE.

1. Territoret e shoqerise poshteligjore

Nuk kemi veçse disa vite qe jetojme ne nje shoqeri te mbeshtetur ne logjiken e tregut dhe qe kerkon ne parim t΄i rregulloje marredheniet e veta ne baze te normave ligjore te nxjerra demokratikisht.

Ajo qe vihet re perben megjithate nje lloj kontradikte.

Nga njera ane deputetet dhe administrata nxjerrin ligje dhe akte nenligjore, ndersa nga ana tjeter norma juridike ka nje veprim relativisht te dobet ne shoqeri. Ne te vertete, poshte botes formale juridike leviz dhe gjallon nje tjeter univers real, leviz shoqeria qe mbeshtetet ne marredhenie dhe lidhje shoqerore qe jane ne kundershtim me ligjin ose ndjekin nje logjike te ndryshme me ate te rregulles juridike.

Kjo bote e dyte e lidhjeve shoqerore qe nuk hyjne brenda kuadrit te rregullave juridike, kjo bote e nendheshme pra, perben nje univers ku mbizoterimi siperfaqesor i se drejtes shoqerohet edhe me marredhenie ryshfeti, arbitrariteti, pozitash force, tolerimesh reciproke ne kurriz te ligjit me qellime perfitimi, nderesh per te siguruar privilegje dhe padrejtesish te ndryshme.

Ne jeten e perditeshme ndodh qe paguhet edhe per sherbime, qe, si rregull, duhet te jene falas dhe norma juridike, ligji, organizimi zyrtar i punes i quajne si sherbime falas. Paguhet per shembull sanitarja nga ana e te afermeve te pacientit, paguhet si rregull edhe per te bere nje vizite pak a shume te rendesishme ne sherbimin mjekesor publik, shperblehet jo rralle nen dore edhe per te marre nje dokument te çfaredoshem zyrtar, per te cilin paguhen edhe tarifa te vendosura nga ligji apo nga rregullat administrative.

Duket sikur tjeter eshte bota e bazuar ne rregulla juridike dhe tjeter eshte jeta reale, e perditeshme e shqiptareve.

Pastaj bota e se poshteligjshme lidhet edhe me ushtrimin e kompetencave zyrtare nga ana e nepunesve te ndryshem jo fort te ndergjegjshem. Duket, per shembull, sikur ka konkurse, qe zhvillohen per te perzgjedhur kandidate te ndryshem per poste nepunesie ne administraten publike. Nuk ka vend per t´i paragjykuar te gjithe, por e verteta eshte se po te germosh ne biografite e mjaft kandidateve, qe fitojne konkurset, do te gjesh jo rralle lidhje gjaku, interesash, afera politike me individe, qe kane influence ne vendimmarrje te ndryshme apo ne boten e parase. Konkursi ne keto raste mbetet i paragjykuar ende pa u bere, paraqitet mjeti me efikas edhe per ta marre ne pune njeriun qe parapelqehet ne menyre nepotike, por edhe per te mbyllur gojet e botes.

Me ane te influences morale, te presionit zyrtar, apo te fuqise se parase, mund te pershpejtohen procedura te ndryshme administrative, ndodh te anohen vendime nga pale qe ligji do t’i kishte konsideruar si humbese, po te vepronte ne menyre te paanshme, mund te kapercehen radhe neper lista njerezish qe presin te marrin te drejten e tyre.

Perpos ketyre aspekteve, vihet re se ka marredhenie te gjera shoqerore qe kane ngelur fare te parregulluara me ligj ose qe praktikisht nuk rregullohen ne baze te ligjit dhe qe shkaktojne ate qe konfliktet midis individeve te zgjidhen vetem nepermjet negocimit midis qytetareve, ose te mos zgjidhen dot fare, apo qe individet te gjejne nje rrugedalje sipas raportit te forcave midis tyre. Ndodh qe keto marredhenie te quhen si te dores se dyte, por ne fakt ato jane shume te shpeshta dhe te rendesishme ne jeten e perditeshme te njeriut.

Dikush pyeste miqte e tij keto dite, nese ka ndonje ligj per te gjobitur banoret e nje pallati qe i hedhin plehrat e ngjeshura brenda ne qese plastmasi nga ballkoni, tamam perpara hyrjes se tyre.

Nje grua ankohet se banja e komshiut ne katin siper rrjedh dhe gjithçka shkon si ujevare ne muret e apartamentit te saj, duke i mbushur ato me harta te njomura dhe me myk. Duhet rregulluar banja e komshiut ne katin siper, por ai nuk pranon ta hape deren e apartamentit te tij per riparuesit. Gruaja e shkrete gjithe stres nuk di ku te pyese nese ka ndonje ligj, a ndonje norme juridike, qe ta detyroje komshiun e katit te siperm per te lejuar te behen punime ne banjen e tij, per te rregulluar nje defekt qe shenjat dhe demtimet i jep ne apartamentet e te tjereve.

Nje pensionist tregon hallin e tij, duke folur me ze te larte qe ta degjojne te gjithe. Ai ankohet se, pasi ka hyre ne nje pallat te ri banimi, ka pare komshiun qe me ashensorin kolektiv te kete transportuar llaç e tulla per modifikimet qe deshiron te beje ne apartamentin e tij te katit te tete. Nje dite te bukur ashensori per njerez u prish dhe pensionisti po heq te zite e ullirit per te ngjitur shkallet qe e shpien ne apartamentin e tij te katit te peste. Edhe ai do te dije nese ka ndonje ligj qe e pengon banorin e nje pallati per te ngjitur materiale ndertimi me ashensorin kolektiv, te destinuar ne fakt vetem per banoret.

Aktualisht ligjet tona jane te perpunuara ne baze te parimeve te respektimit te te drejtave te njeriut. Ato iu njohin njerezve nje sere te drejtash dhe lirish ne jeten e tyre politike, familjare dhe shoqerore. Por, veçanerisht ne gjirin e familjes, nje sere marredheniesh nuk zgjidhen aspak sipas normave te moralit liberal dhe te ligjit qe i mbron ato, por ne baze te nje kulture patriarkale, qe shpesh vjen ne kundershtim me normat dhe te drejtat ligjore te çdo personi. Askush nuk ka te drejte te ushtroje dhune vetegjyqesie mbi tjetrin, keshtu thote se paku ligji, mirepo te dhenat sociologjike na deshmojne se ne shtresa te ndryshme shoqerore vepron nje kod moral i pashkruar, qe e lejon burrin te vere dore mbi gruan. Askush nuk mund ta pengoje nje individ te rritur per te bere sipas shijeve dhe parapelqimeve te tij jeten e vet personale dhe te orientohet ne nje sjelljeje, qe perkon me zgjedhjet e veta te lira, mirepo te dhenat na tregojne se presioni i dhunshem i familjeve, per shembull, ndaj vajzave te rritura per martesen e tyre, per lidhjet e tyre shoqerore, ose per aspekte te tjera te jetes se tyre individuale, shpesh shkon ne kufijte e nje dhune morale te papranueshme. Ne keto drejtime, perseri konstatohet se tjeter eshte universi i ligjit, i normave ligjore, dhe krejt tjeter ai i sjelljes reale ne jeten e perditeshme qe rregullohet nga norma morale qe kane nje tjeter frymezim nga sa eshte ai i ligjit. Bota e ligjit e ka pasur te pamundur per te hyre ne keto zona, duke mos gjetur forcen e duhur per te qene edhe nje vlere e respektuar nga te gjithe aktoret e interesuar shoqerore.

Keshtu ndodh edhe atehere kur forca e ligjit nuk ndihet si duhet prej vitesh ne zonat ku vepron kanuni dhe gjakmarrja. Eshte kollaj te thuash se edhe atje moralisht duhet te veproje vetem ligji dhe aspak ndonje kod tjeter moral sjelljeje, por kur gjendja behet e rende dhe qindra burra e femije mbyllen ne kulla te kercenuar nga plumbi i hasmit, te pambrojtur nga ligji dhe shteti, atehere nuk ka se si te kundershtohet cilado perpjekje qe e ben gjakmarrjen me pak te dhimbshme dhe me nje veprim me te kufizuar sa me pare. Ky veprim nuk pengon aspak qe shteti dhe ligji te bejne punen e tyre per te zbatuar normat e se drejtes ne fuqi, ndeshkuar vrasesin, pa marre parasysh asnje moral lokal.

2. Antiligji dhe poshteligji

Sidoqofte, poshte marredhenieve te rregulluara nga normat ligjore duhet pranuar hapur se ekziston edhe nje univers, ku ligji dhe aktet nenligjore nuk kane pothuajse asnje fuqi veprimi.

Po te deshironim qe t`i klasifikonim sferat ku mbizoteron paligjshmeria do te duhej qe fillimisht te dallonim dy zona te ndryshme nga njera-tjetra.

Zona e pare eshte ajo e akteve te paligjshme qe perbejne krime te mirefillta sikurse jane vjedhjet me dhune ose me thyerje, rrembimet, aksidentet, vrasjet dhe plagosjet, trafiqet e ndryshme etj., te cilat jane pergjithesisht te denueshme nga opinioni publik i vendit dhe perbejne objekt te veprimtarise se organeve te rendit dhe te drejtesise per te vene ne vend ligjin dhe gjykuar fajtoret. Ne kete shkrim, nuk e kemi fjalen per keto dukuri qendrimi, ndaj te cilave eshte disi me i qarte. Fjala jone eshte gjetiu, te nje zone e dyte. Po flasim per ate bote te parregulluar nga normat ligjore, e cila paradoksalisht nuk konsiderohet si bote e krimit apo e kundervajtjeve penale ose administrative nga ana e nje pjese te mire te opinionit publik te vendit dhe qe mbetet pak a shume e pashqetesuar prej veprimit te ligjit dhe e organeve te specializuara per ta zbatuar ate.

Nga sa kemi pare deri tani, mund te themi se kjo sfere e dyte e paligjshmerise qe konsiderohet si moralisht e ligjshme nga nje pjese e mire e opinionit publik te vendit dhe qe mbetet pothuajse e izoluar si nje univers paralel ne raport me zonen ku vepron ligji, pra kjo zone e poshteligjishmerise, perbehet prej disa niveleve.

Niveli i pare lidhet me faktin se ne marredheniet horizontale midis vete qytetareve vepron edhe nje kod etik, qe pa marre parasysh kerkesat e ligjit, apo te rregullave administrative, frymezon dhe mban ne kembe nje sere lidhjesh joligjore apo poshteligjore qe rregullojne sjelljen e perditeshme te njerezve ne marredheniet e tyre konkrete. Ne kete nivel, ligja mund te kerkoje te zbatohen nje sere normash juridike rregulluese kurse njerzit i zgjidhin problemet e tyre konkretisht, sipas te tjera rregullash te pashkruara, por qe duhen respektuar ne menyre te domosdoshme.

Niveli i dyte i botes te poshteligjshme te ligjeruar ka te beje me pranimin ne nje fare mase te forces se parase dhe te pushtetit personal te gjithkujt qe zoteron nje te tille per te krijuar per veten e tij dhe familjen e vet nje sere privilegjesh ekonomike dhe shoqerore, duke anshkaluar rregullat dhe ligjet.

Ka rendesi te fitosh, por nuk ka rendesi se si fiton, ky eshte morali qe mban ne kembe boten poshteligjore.

Ne fakt, shoqeria shqiptare qekurse u fut ne rrugen e demokracise fatkeqesisht u ngjiz bashke me kete tipar te poshteligjshmerise, sepse shqiptaret u detyruan te kalojne masivisht ne Perendim shpesh here ne menyre klandestine, duke punuar atje ne te zeze dhe duke mos patur nje status te njohur ligjerisht. Mbijetesa i detyroi ta konsiderojne ligjin demokratik ne vendet pritese si nje armik, si nje pengese, si diçka qe duhet perballuar ne pathemeltesine e tij, si nje rregull qe duhet shmangur duke u fshehur, duke genjyer, duke mbajtur te ngritur fort nje bote poshteligjore, lidhjesh personale paralele me ato qe lejon shteti. Dhe, ne shumicen e rasteve, jeta iu dha te drejte sepse me ne fund shumica e emigranteve u legjitimuan ne vendet pritese. Ne pervojen e tyre personale te jetes, faza poshteligjore pra mbetet nje periudhe stazhi, vuajtjesh te paevitueshme, nje parakusht per te hyre pastaj ne boten e rregulluar nga normat juridike.

Aktualisht te gjithe shohin ndertesa banimi apo individe qe jetojne ne kushte teper luksoze, por askush nuk eshte ne gjendje te jape nje pergjigje se me çfare te ardhurash jane arritur ato te mira materiale qe te lene vertet pa mend. Por, per kedo eshte e qarte se burimi i tyre financiar nuk eshte puna e bere ne baze te rregullave, te ligjeve te vendit apo te atyre te vendeve te tjera. Ndonese kemi te bejme me nje abuzim flagrant me pushtetin dhe nje shkelje te mjaft rregullave zyrtare, perseri duhet pranuar se ka zene vend opinioni qe e ushqejne jo me kot disa, sipas te cilit me i forti nuk ka se perse te respektoje normat ligjore, qe shpesh here i ka aprovuar vete, perderisa ato sjellin kushte jetese me te mira, luks dhe te mira materiale te fituara ne rruge te shpejte.

Niveli i trete ka te beje me ate sfere te marredhenieve njerezore dhe te perditeshme, te cilat lidhen me sjelljen praktike te njeriut ne mjedisin e tij rrethues dhe qe ne shume raste ose kane mbetur ende te pambuluara nga ligji ose jane shume larg qe te rregullohen nga normat ligjore.

Niveli i katert lidhet me se shumti me ate sfere, ku ligji e ka shume veshtire qe te hyje dhe per pasoje mbisundojne rregulla te shkruara ose te pashkruara morale, te cilat ne shume drejtime, ndonese nuk permbajne te njejten fryme sikurse struktura e ligjeve ne fuqi, jane ato qe faktikisht rregullojne marredheniet njerezore familjare.

Ne te folurin e perditshem rutine dhe te zyrtarizuar deklarohet se zona ku nuk vepron ligji perben nje realitet, qe duhet zvogeluar dhe ngushtuar, sepse eshte nje bote informale, qe del jashte kuadrit institucional te shoqerise. E verteta eshte se kunder saj drejtohen si autokritikat e perfaqesuesve te pushtetit te sotem ashtu edhe shigjetat e kritikave te opozites. Nderkaq, vezhguar nga me afer dhe duke degjuar bisedat e njerezve te thjeshte dhe tipologjine e sjelljes se tyre te perditshme, ve re se problemi eshte shume me i nderlikuar nga sa paraqitet ne te folurin e artikuluar ne menyre politike. Pergjithesisht, njerezit jane mesuar me kete gjendje dhe e kane pranuar tashme faktin qe nje pjese e rendesishme e marredhenieve te tyre te perditeshme te zgjidhen ne menyre jashteligjore, pertej normave, ne rruge informale, pa u rregulluar nga asnje norme dhe ligj apo akt nenligjor, pa pasur asnje marredhenie me shtetin, me zyrat, ne lidhje te drejtperdrejte me njeri-tjetrin.

Kjo fillon qe nga higjiena e nje qebaptoreje, ku nuk respektohet asnje norme pastertie, qe nga fshatari, qe shet ku te mundet produktet e tij bujqesore, qe nga kamarieri, qe nuk te jep asnje fature per shpenzimin qe ke bere, e duke perfunduar te pagesat ne forme ryshfeti te zyrtareve te ndryshem per te zgjidhur ndonje hall, apo per te perfituar ne rruge te privilegjuar ate qe ligji ne fakt e detyron zyrtarin ne fjale ta kryeje si pune rutine dhe te detyruar te tij.

Paradoksi shkon larg. Ne shume raste duket se kjo bote informale, kjo zone e erret per ligjin, keto marredhenie qe nuk rregullohen nga asnje norme juridike, perbejne thelbin e vertete te lidhjeve njerezore, anen e tyre te vertete, kurse shkresat, rregullat e shkruara, normat e ngaterruara juridike perbejne vetem nje dekor zbukurues, duket sikur jane bere vetem per t’u treguar si fasade per miqte tane te jashtem, ne vendet e te cileve gjithçka rregullohet nga norma teper strikte dhe fort te imtesishme, duket sikur jane vetem nje mbulese homogjene dhe e stabilizuar, qe fsheh ne fakt nje realitet kaotik dhe qe zjen. Duket sikur jetojme ne nje bote, ku rregulla e shkruar eshte vetem shenja e nje marreveshjeje formale te pazbatuar, kurse shprehja orale vazhdon te mbetet kodi baze i komunikimit te vertete shoqeror.

Analiza e situates se krijuar shkon edhe me tutje. Ne pamje te pare duket se meqenese shoqeria funksionon njefaresoj, per kete merite kane ligjet e mira, qe jane formuluar nga ligjvenesit apo rregullat e konceptuara prej administrates. Por, ndodh edhe ndryshe. Meqenese shoqeria eshte e detyruar te veterregullohet nga norma te pashkruara dhe arrin ta beje kete fale nje nuhatjeje dhe shkalle te larte adaptimi te shqiptareve me politiken dhe me shtetin, qytetari mbetet i paqtuar dhe i urte ne raport me shtetin dhe me ligjin. Askush nuk e qorton normen juridike, sepse ne fakt askush nuk merret aq shume me te ne jeten e vet te perditshme dhe te gjeje mbeshtetje tek ajo jashte nje zone te ndezur, ku kriminaliteti i eger dhe i drejtperdrejte, qe drejtohet kunder jetes se personit apo te mirave materiale te tij perballet me punen vetemohuese te forcave te policise dhe organeve te drejtesise, qe veprojne ne kushte teper te veshtira dhe me mjete te kufizuara ne dispozicion te tyre.

Paradoksi eshte gjithmone aty. Gjendja behet shpesh e tille ku sistemi shoqeror ne nivelet qe po flasim vihet ne levizje pikerisht sepse nuk mbahet parasysh norma juridike dhe veprohet kunder saj. Po te ndodhte e kunderta, fatkeqesisht, ne kushtet kur ndodhet sot shoqeria, kjo e fundit do te paralizohej ne menyre te plote. Eshte realiteti informal qe e ve ne levizje shoqerine, pavaresisht se ne te folurin zyrtar apo ate konformist thuhet se eshte e drejta ligjore ajo qe perben mekanizmin e veterregullimit shoqeror te realitetit tone te sotem.

Ne fakt, po te zbatoheshin si duhe te gjitha kriteret pedagogjike dhe ligjore qe parashikohen per hapjen e nje shkolle private, veshtire se ndonjera prej tyre do te kishte mundesi te qendronte ne kembe perballe verejtjeve te inspektoreve. Po te zbatoheshin rregullat e higjienes, sikurse e kerkon ligji, veshtire se mijera kafenete apo tymtoret e hapura andej-kendej do te vazhdonin te qendronin te hapura. Po te kerkohej te zbatoheshin te gjitha normat e sigurise per ndertesat e reja, veshtire se do te pranoheshin si te banueshme shume e shume ndertesa te reja standarde. Po te zbatohej rigorozisht kriteri juridik, veshtire se do te shitej masivisht qumeshti, apo bulmeti, qe kalon nga zonat rurale drejt e ne treg, neper rruge fare te pakontrolluara. Veshtire se njerezit do te operoheshin, do te benin injeksione, do te kuroheshin nese nuk do te paguanin pikerisht atje ku ligja thote se sherbimi mjekwsor eshte falas.

Ne shume fusha kushti i funksionimit te shoqerise eshte bere vete ekzistenca e botes informale, kurse norma juridike perben ne keto raste vetem monumentin e ngrire ne kujtim te asaj qe mungon dhe qe ne kete rast eshte drejtesia, perben mbeshtjelljen formale, alibine, lojen, pretekstin, peizazhin e dukshem per naivet, siperfaqen qe duhet ta gerryesh per te pare se cilat jane ne te vertete rregullat e pashkruara te nje mekanizmi qe nenkuptohet, por asnjehere nuk thuhet publikisht.

Ne nje fare kuptimi, heshtja eshte bere me e rendesishme sesa vete artikulimi normativ i se drejtes.

Ajo qe nuk thuhet eshte bere me e rendesishme sesa ajo qe deklarohet.

Historia i ngjan nje shkeljeje te perhershme syri, qe ne kodin semiotik shqiptar e kthen kuptimin e gjerave te thena ne te kunderten e vet.

Jetojme ne nje kohe te karakterizuar nga double thinking, nga njera ane norma ligjore e shkruar, por e pazbatuar dhe nga ana tjeter kodi i pashkruar, por i zbatuar.

3. Pranimi i botes poshteligjore

Ajo qe kryhet ne kundershtim me normen ligjore dhe me rregullin e shkruar te shtetit ne fakt e kthen mbrapsht marredhenien shoqerore, qe pohon e drejta juridike. Pergjithesisht ajo iu jep privilegje atyre qe jane me te fuqishem nga pikepamja financiare, fizike, pushtetore. Nga kjo pikepamje, vete segmente te ndryshem te administrates po njohin nje lloj procesi privatizimi te fshehur, sepse ata, ne shume raste, i shesin sherbimet e tyre dhe nuk i ofrojne ato ne menyre te barabarte dhe te drejte per te gjithe qytetaret. Sherbime te ndryshme shteterore nuk mungojne qe disa here te shiten dhe vete administrata nis dhe i ngjan me shume nje agjencie private, qe i jep sherbimet e saj paguesit me te pare dhe atij qe paguan me mire.

Nga ana tjeter krijohet nje rreth i hekurt vicioz, sepse pushtetare te ndryshem, nepunesa, çfaredo qe kane marre ndonje ofiq te dhene nga shoqeria per t’i sherbyer asaj, e perdorin detyren per te krijuar privilegje per veten.

Po keshtu, zona informale e marredhenieve shoqerore e rrit shkallen e konfliktit horizontal ne shoqeri, sepse njerezit ne vend qe t`iu drejtohen gjykatave dhe ligjit per te zgjidhur mosmarreveshjet midis tyre, i sheshojne ato nepermjet negocimit personal ose nepermjet sherreve te pafund qe shpesh perfundojne ne akte dhune apo presionesh banale.

Niveli i realizimit praktik te te drejtave qe ligja i jep qytetarit eshte shume me i ulet nga sa ai qe shpallet ne leter, sepse tjeter eshte letra dhe tjeter eshte mundesia per ta gezuar nje te drejte ne nje bote ku norma juridike qe te mbron nga abuzimet shpesh te thone se nuk vlen veçse per ta zjere dhe per t’i pire lengun. Ligja eshte bere per t`i sherbyer ne radhe te pare me te dobetit, duke e mbojtur ate nga agresiviteti i te fortit, prandaj ne boten poshteligjore eshte i dobeti ekonomikisht, qytetari i thjeshte qe paguan per me te fortet.

Sado e çuditshme qe te duket, perseri mbetet e vertete. Bota poshteligjore ne nje fare mase ushqehet nga vete njerezit, pranohet prej tyre dhe nuk gjen pothuajse asnje lloj kundershtimi. Kemi te bejme me nje shtet poshteligjor te legjitimuar nga nje lloj morali dhe kodi sjelljeje popullore.

Legjitimohet jolegjitimja.

Pranohet e poshteligjshmja.

Kthehet ne ligj te pashkruar rregulla e pashkruar qe vjen ne kundershtim me ligjin.

Perse ndodh kjo?

Ne radhe te pare sepse njerezit kane humbur shume besim tek organet qe kane si funksion te japin drejtesi apo tek administrata. Shpesh here degjohen njerez qe thone se me shume duhet te paguash per ta gjetur te drejten tende neper zyra sesa te paguash ne rruge informale per ta zgjidhur menjehere problemin ne boten poshteligjore. Pra, dilema eshte e zgjidhur.

Se dyti, sepse ne keto kushte te perçudnuara administrative dhe juridike, per boten poshteligjore jane te interesuara pothuajse te gjitha palet, pra edhe shteti qe nuk mungon te nxjerre fitime me ane te taksave edhe nga veprimtari qe funksionojne jo ne baze te rregullave dhe te ligjit, edhe nepunes qe marrin te ardhura te majme nen dore vetem per te luajtur leshkon, te cilit i shpetojne si pa dashur veprimet poshteligjore, edhe pronaret qe privilegjohen, edhe konsumatoret apo qytetaret e thjeshte, qe vendosen perpara nje zgjedhjeje te detyruar, pra qe duhet ose te pranojne realitetin poshteligjor, pra te paguajne, ose te jene pergjithmone te privuar nga sherbime jetike te domosdoshme per te mbijetuar.

Ky realitet poshteligjor i reziston kohes dhe zevendeson ligjin dhe normen e shkruar juridike, ne radhe te trete, sepse prej tij ne nje fare kuptimi dhe pa hipokrizi mund te thuhet se perfitojne masa te medha njerezish. Nga trafiqe autoveturash te shtrenjta, trafiqe droge apo njerezish, perfitojne shtresa te gjera individesh, qe mund te mos kene asnje lidhje me burimin e drejtperdrejte te parave te ardhura ne rruge klandestine dhe antiligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›