Lamtumira e gjatë
04/05/2005 Toni Bler duket se ka për të fituar atë, që ai vetë e ka quajtur fushata e fundit elektorale. Por, shumë mendojnë se lufta në Irak i ka zbehur shkëlqimin trashëgimisë që do të lërë ai. Ndoshta lufta bëri të marrë fund dashuria mes Britanisë dhe Kryeministrit, por, megjithatë, nuk duket se kjo do ta ndalojë për të fituar mandatin e tretë radhaz
Pavarësisht gjërave të bëra saktë gjatë tetë viteve të fundit, Iraku e ka dëmtuar Blerin. Dhe kjo i është shtuar listës së pakënaqësive të britanikëve në lidhje me qeverinë, që nga ndalimi që kjo i bëri gjuetisë së dhelprave, te treguesit e performancës për mësuesit e doktorët, e deri te ligji i terrorizmit, që lejonte arrestime të panumërta, pa gjyq. Kritikët thonë se të gjithë këto janë pasoja të defekteve të Kryeministrit: arrogancë, mospërfillje e proceseve kushtetues dhe një gatishmëri për ta bërë të vërtetën sipas dëshirës së tij
Teksa bjondja e moshuar po shkonte drejt shtëpisë së saj, një mbrëmje të ftohtë, në Lancaster, 330 kilometra në veriperëndim të Londrës, ajo pa Anne Sacks, kandidaten laburiste për në Parlament. Duke mos qenë e etur për të dëgjuar një tjetër fjalim elektoral, ajo hapi me të shpejtë derën e shtëpisë, u fut brenda, dhe pastaj, duke nxjerrë vetëm kokën jashtë, iu drejtua kandidates, duke buzëqeshur: “Mendoj se Bler është një mashtrues bastard. Por, nuk mendoj se ka kuptim që të votoj për ndonjë tjetër. Me të vërtetë e kam”. Me një tjetër buzëqeshje të madhe në fytyrë, ajo mbylli me forcë derën pas vetes.
Nëse sondazhet kanë të drejtë, ky lloj takimi mund të shërbejë si një përgjithësim i mirë për gjykimin kolektiv, që do të bëjnë këtë të enjte miliona britanikë. Nesër ata do të vendosin, nëse duhet të rikthejnë Kryeministrin Toni Bler për një mandat të tretë, të paprecedentë për Partinë e tij Laburiste. Dhe të gjithë shenjat janë që pikërisht këtë do të bëjnë, ndoshta duke dalë edhe kundër vetvetes.
Sipas shumicës së llogarive, Bleri ka qenë i suksesshëm në dy mandatet e parë. Britania po përparon; normat e papunësisë janë shumë të larta dhe normat e interesit shumë të ulëta. Vetëm 10 për qind e votuesve janë të shqetësuar për ekonominë. Spitalet dhe shkollat e vendit janë duke bërë përmirësime, siç premtuan laburistët kur erdhën në pushtet në 1997, si dhe kur u rikonfirmuan në 2001. Në horizont nuk ka asnjë krizë të madhe. Standardet e jetesës kanë lënë pas ato të Francës, Gjermanisë dhe Japonisë.
Problem për Blerin dhe laburistët e tij përbën fakti se qytetarët e sofistikuar britanikë janë zemëruar me Kryeministrin, që nisi luftën në Irak për arsye që ata mendojnë se ai vetë i zmadhoi.
Pavarësisht gjërave të bëra saktë gjatë tetë viteve të fundit, Iraku e ka dëmtuar Blerin. Dhe kjo i është shtuar listës së pakënaqësive të britanikëve në lidhje me qeverinë, që nga ndalimi që kjo i bëri gjuetisë së dhelprave, te treguesit e performancës për mësuesit e doktorët, e deri te ligji i terrorizmit që lejonte arrestime të panumërta, pa gjyq. Kritikët thonë se të gjithë këto janë pasoja të defekteve të Kryeministrit: arrogancë, mospërfillje e proceseve kushtetues dhe një gatishmëri për ta bërë të vërtetën sipas dëshirës së tij. Britankët janë një prej popujve më pozitivë në Evropë, për nga mënyra se si e shohin gjendjen personale krahasuar me pesë vjet më parë, si dhe në atë që presin për pesë vitet e ardhshëm, e megjithatë ata ndiejnë asgjë tjetër, veç përbuzje për njeriun, që i udhëhoqi nëpër këto kohëra të mira. Edhe nëse rizgjidhet, ashtu si pritet, marrëdhënia e Blerit me votuesit është prishur tashmë një herë e mirë – dhe trashëgimia e tij në mendjet e votuesve është dëmtuar për të mos u ndrequr.
Por, pavarësisht antipatisë që ndiejnë ndaj Blerit, duket se britanikëve u pëlqejnë edhe më pak alternativat. Një sondazh i MORI i përfunduar javën e kaluar, tregonte se laburistët mund të fitojnë 40% nëse paraqiten të gjithë mbështetësit e tyre, kundrejt 30% të konservatorëve dhe 23% të liberaldemokratëve. Kjo përkthehet në një maxhorancë të madhe laburiste prej afro 160 vendesh në Parlamentin e ardhshëm, vetëm një vend më pak nga sa kanë aktualisht. Por, kur sondazhi ngushtohet në vetëm ata që janë të sigurtë që do të votojnë, shifrat ndryshojnë: 36% për laburistët, 34% për konservatorët dhe 23% për liberaldemokratët.
Sondazhi i MORI tregoi se vetëm 64% e laburistëve janë të sigurtë që do të votojnë këtë javë, krahasuar me 80% të konservatorëve dhe 73% të liberaldemokratëve.
Ndërkohë që fushata hynte në ditët e fundit, si konservatorët ashtu edhe liberaldemokratët rritën trysninë mbi Blerin në lidhje me Irakun, në të njëjtën kohë që sondazhet tregonin se besimi ishte hallka e tij më e dobët. Udhëheqësi i liberaldemokratëve, Charles Kennedy, tha se efekti i Irakut ka qenë gërryes për qeverinë.
Nga ana e tyre, konservatorët kanë bërë një fushatë të zgjuar, duke i dhënë zjarr ndjenjës që, “njerëzit punëtorë”, siç thotë Hauard, po mbeten pas për shkak të një qeverie që përçmon të vërtetën dhe lojën e drejtë.
E megjithatë, për Michael Hauard duhet një përmbysje shumë e madhe, që ai të lejë në Downing Street të premten në mbrëmje. Kaq i madh ka qenë triumfi i Laburistëve të Rinj, saqë partia e Margaret Thatcherit mbetet në pozicion mbrojtës, anëtarësia e moshuar, dhe jo në gjendje të bindë zgjedhësit se ka ndryshuar që nga koha kur John Major la pushtetin në 1997.
Ekonomia është një prej kartave të preferuara të laburistëve, por nuk është e vështirë të pikasësh probleme që mund të nxjerrin krye në mandatin e tretë.
Por, tashmë, çështja është se sa mund ta përkeqësojë Hauard këtë. Në një pasdite të kohëve të fundit në Milton Keynes, një qytet i ri, që nisi të ndërtohet në 1960 dhe që sot ka 208 000 banorë, si dhe një mazhorancë laburiste, ai zbriti nga autobusi i fushatës dhe u nis me të shpejtë drejt një qendre tregtare, duke shtrënguar duar, kërkuar vota si dhe duke marrë disa, përpara se të niste një fjalim të mprehtë. 63-vjeçari, bir emigrantësh hebrenj nga Rumania, një avokat që ngjiti me të shpejtë shkallët e Partisë Konservatore për t’u bërë Sekretar i Brendshëm në qeverinë e John Major, duket njeriu i duhur për fushatë. Por imazhi i tij televiziv është më i ftohtë, si një menaxher banke apo prokuror, dhe roli i tij i mëparshëm si një ndjekës i vijës së ashpër nuk e ndihmon aspak, madje tregon që kjo parti nuk ka ndryshuar shumë. “Sa më shumë që e shohin njerëzit, aq më mirë është për ne”, thotë një strateg laburist. Vetëm 36% mendojnë se ia vlen të besosh tek ai, pak më shumë se 32% i Blerit. Sipas sondazhit të MORI, 53% mendojnë se ai nuk është i gatshëm për t’u bërë kryeministër.
Hauard ka një mospëlqim personal për Blerin; ai një herë ka thënë: “Bleri mendon se ecën mbi ujë”, dhe më pas, me një buzëqeshje të hidhur, “JO, ai mendon se është Zoti”. Por fushata e tij, ndonëse është bërë thellësisht personale në fund, ka qenë e gjitha e llogaritur. Pasi dëgjuan grupe të ndryshëm për atë që ata i shqetësonte më shumë në lidhje me Blerin, konservatorët përmblodhën pesë premtime në dhjetë fjalë: “Taksa të ulëta, disiplinë shkollore, spitale të pastër, më shumë policë, imigrim i kontrolluar”. Këto premtime janë përsëritur me kujdes si dhe përfshirë në retorikën e errët të Hauard, mbi “mazhorancën e harruar”, “që ka vuajtur në heshtje gjatë tetë viteve të fundit dhe që ndieu se askush nuk ishte në krahun e saj”, dhe puna e të cilës “nuk është njohur apo respektuar” nga laburistët. Ultra të djathtët francezë përdorën slloganin “vous pensez ce que nous pensons”; për koincidencë, ai i konservatorëve është: “A po mendoni atë që mendojmë ne?”
Rizgjedhja, nëse do të ndodhë, nuk do të rikthejë dashurinë që Bler ndjeu prej bashkatdhetarëve të tij përpara luftës në Irak; më shumë do të duket si modus vivendi i një bashkëshorti të larguar dhe që rikthehet për hir të fëmijëve. Në qendrën e fushatës së Blerit pranohet se lufta në Irak ka dëmtuar shumë, se e enjtja nuk do ta fshijë nga kujtesa – dhe se dita kur Gordon Broun do të ngrihet në postin e kryeministrit po afron. Paradoksalisht, Bler ndoshta nuk do të ketë kohë për arritje të tjera. Kështuqë, mund të shohim në të ardhmen e afërt Blerin që nxiton të lërë shenjë në ndihmën për Afrikën apo negociatat e Lindjes së Mesme ose Irlandës së Veriut. Natyrisht, Bler nuk dëshiron të shihet si një njeri që po e detyrojnë të largohet, por ai nuk është i dhënë pas Downing Street. Një tjetër ndihmës i tij thotë se Kryeministri aktual britanik nuk ka dashur kurrë të qëndrojë në detyrë më shumë se 10 vjet.
Veç triumfit të padiskutueshëm të ribërjes së laburistëve dhe fitimit të tre mandateve, cila do të jetë trashëgimia e tij? Asnjë veçanërisht vizionare; nuk ka thirrje për madhështi që mund të angazhonin në një nivel të ri e më të lartë kombin.
Por, ndoshta kjo është më e rëndësishmja, nëse laburistët fitojnë nesër dhe nëse përmirësimet që ka bërë qeveria në shërbimet publike shpaguajnë, ndoshta Bler do t’u japë qytetarëve të tij pikërisht atë që dëshirojnë. Në vend të shkollave me banja jashtë dere – kishte më shumë se 600 të tilla në 1997 – ata duan shkolla moderne me një numër të mjaftueshëm mësuesish, shëndet publik të barazuar me atë të pjesës tjetër të Evropës. Arritja e kësaj nuk duket aspak e vështirë. Pyetja është: A do të mbahet mend për mirë njeriu që e arriti këtë?