Kur paguhen taksat për të ardhurat personale

04/05/2005 Nga drejtuesit e organizatave deri te rrogtarët e thjeshtë, i paguajnë menjëherë tatimet mbi të ardhurat
Të gjithë ata që firmosin në bordero, sqarohen nga financierja se një pjesë e parave që u takon janë të tatuara me 5 për qind për fitimin. Çështja është kaq e thjeshtë kur bëhet fjalë për të ardhurat që vijnë nga pagat. Por duket se mundësitë dhe format e fitimit janë të shumta, dhe po kështu dhe mënyra e pagimit të taksës për këto të ardhura si dhe tarifa. Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon mbajtjen në burim të tatimit mbi të ardhurat personale, përgjithësisht për të gjitha llojet e të ardhurave. Pra, personi që bën pagesën është i detyruar të llogarisë, mbajë në burim dhe transferojë në buxhetin e shtetit, tatimin mbi të ardhurën personale që lidhet me pagesën e bërë nga ky person për një individ. Kjo do të thotë se ne i marrim të taksuara paratë tona. Por ekzistojnë dhe lloje pagesash, të cilat nuk mund të taksojnë drejtpërdrejtë të ardhurat personale, siç mund të jenë paratë që fitohen nga aksionet, apo ata që janë të vetëpunësuar.
Kështu tatimi mbi të ardhurat personale mbi pagat, e detyron punëdhënësin të llogarisë dhe të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Ky tatim i mbajtur nga punëdhënësi, duhet të derdhet në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës. Ndërkaq për të ardhurat që vijnë nga fitimi i një çmimi apo e drejta e autorit, paguesi i të ardhurave mban në burim tatimin sipas tarifave të përmendura më lart dhe e derdh atë në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.
Po kështu ndodh dhe për paratë që individët i fitojnë duke luajtur në lojërat e fatit apo në kazino, të cilat janë të ardhura që tatohen në momentin kur jepen paratë dhe tatimi duhet të paguhet brenda 24 orëve nga kryerja e pagesës. Ndërkaq për të ardhura të realizuara nga burime jashtë Shqipërisë dhe të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguaj në organin tatimor përkatës tatimin në masën 10% të të ardhurave të realizuara. Tarifa prej 10 për qind mbi të ardhurat rëndon në kurrizin e të gjithë personve që punojnë ose janë rezidentë brenda vendit. “Janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10% nga shuma bruto e pagesave që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë“, bën të ditur legjislacioni fiskal, duke specifikuar dhe rastet kur të ardhurat tatohen 10 për qind. Kështu janë të detyruar të paguajnë 10 pë qind të gjithë ata aksionerë, të cilët nuk i kanë riinvestuar paratë e tyre dhe nuk nuk kanë depozituar pranë organeve tatimore brenda datës 31 korrik vendimin e organit kompetent vendimmarrës të shoqërisë, për përdorimin e këtij të fundit, ose një pjese të tij. Përdorimi i fitimit për rritjen e kapitalit themeltar apo për rezerva ligjore e statutore dhe mbartja e fitimit, nuk konsiderohet shpërndarje e dividentit. Debati në Paketën Fiskale 2005 mori parasysh mendimin e përfaqësuesve të biznesit si dhe të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilët kërkuan që të mos tatohen të ardhurat nga aksionet që nuk tërhiqen, por riinvestohen.
Të ardhurat që tatohen në burim
• Të ardhurat nga dividentët
• Të ardhurat nga ndarjet e fitimit
• Të ardhurat nga interesat
• Pagesat për të drejtat e autorit
• Pagesat për shërbimet teknike, të menaxhimit, financiare
• Pagesat për pjesëmarrje në këshillat drejtues
• Pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin
• Pagesat për qiratë
• Pagesat për shfaqjet e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve
Të ardhurat që nuk tatohen në burim
• Personat rezidentë shqiptarë të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së, ose personat e regjistruar si tatimpagues së taksës vendore mbi biznesin e vogël
• Dividentët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit nga shoqëritë dhe ortakëritë e tjera të fitimit që; a) janë subjekte të tatimit mbi fitmin, dhe b) subjekti përfitues ka një paketë aksionesh, jo më pak se 25%, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës dhe për ortakëritë jo më pak se 25% të kapitalit fillestar;
• Pagesat e bëra personave jo rezidentë në lidhje me shërbimet për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave