Robert Aliaj "Discrets elements", Anakronizmi "modern" shqiptar...
04/05/2005 Në vitet '90, në kulmin e "marrëzisë" së largimit, Robert Aliaj, një kantautor në hapat e tij të parë në muzikë, ndoqi shembullin e qindra mijëra bashkëkombasve të tij dhe u largua drejt Greqisë. Lidhja e ngushtë me pikturën, jo vetëm nga shkolla, por edhe fakti që u rrit në "studion" e vëllait të tij piktor, i dha shumë shpejt frutet. Në Greqi i kushtohet tërësisht pikturës dhe që prej asaj kohe është në kërkim të artit të tij, tashmë në zemër të Evropës, në Bruksel, në një bashkëpunim të ngushtë me Akademinë Mbretërore të Brukselit. Ndjehet mjaft mirë që iu refuzua e drejta për të vazhduar studimet e larta në degën e pikturës, pasi do të ishte "kufizuar" shumë në konceptet e tij artistike. Eshtë tepër kritik me realitetet politiko-sociale në Shqipëri dhe me ekspozitën e tij "Discret elements", të hapur para pak ditësh në GKA, synon të sensibilizojë për anakronizmin "modern" në të cilin vazhdon të ndodhet vendi. Duke folur për "Metropol", midis të tjerash, Aliaj shprehet se "është për të ardhur keq, pasi pas shumë vitesh pa shkelur në Shqipëri, i gjeta gjërat siç i lashë, me ndryshime, sipas mendimit të papërfillshme. Konstatova se njerëzit kishin ndryshuar, por për keq...".
Një fillim i lehtë apo i vështirë në emigracion?
Shpeshherë gjërat ekzagjerohen dhe unë dua ta sqaroj këtë çast. Ishte një fillim i vështirë. Aspak luks, përpjekje të shumta dhe, mbi të gjitha, dëshira për të qenë pranë pikturës, ku edhe u përqëndrova tërësisht. Arrita të realizoj një seri ekspozitash, në galeri të ndryshme në Greqi. Pas vitit 1997, u instalova përfundimisht në Belgjikë, ku besoj se realizova edhe gjërat më të rëndësishme të jetës sime. Kjo, pasi isha më pranë një mentaliteti evropian, i ndryshëm nga ai grek, i cili ishte një kopje e mentalitetit shqiptar, pavarësisht ndryshimeve të nivelit ekonomik. Brukseli, në një farë mënyre, më ndihmoi të gjeja vetveten.
Gjatë kohës së qëndrmit në Greqi, cila ishte tematika dhe teknika e krijimtarisë suaj?
Muzika ka ndikuar shumë në këtë periudhë. Meqenëse sapo isha shkëputur prej saj, në pikturë shpreha thellësisht elementë që ishin të lidhura ngushtë me të. U mora kryesisht me peizazhe të kompozura, të cilat i vendosja në "skenë", ku shpeshherë shfaqen edhe kuintat edhe podiumi. Ishin ndikime të eksperiencave të mia muzikore, ku teknika mbizotëruese ka qenë një miks akrilik-vaj. Ishte një tendencë për të vendosur vazhdimisht peizazhin e abstraguar në skenë.
Krijimtaria juaj artistike tërhoqi vëmendjen e medias greke, ku televizioni shtetëror grek ju kushtoi edhe një reportazh...
Eshtë e vërtetë, madje, më pas u ftova edhe në një tok-shou, i cili krijoi edhe një precedent në jetën time. Gjatë emisionit u trajtua çështja e racizmit dhe tendencat antishqiptare, tashmë të njohura në shtetin fqinj. Shprehja e bindjes sime gjatë programit, se politika apo tendenca të tilla të ndjekura edhe nga qeveritë greke nuk janë aspak antishqiptare, por në thelb antigreke, pasi në rast se nuk kuptohet se ne jemi vende të "dënura" të jetojmë bashkë, do të jetë vetë Greqia që do të ketë më shumë probleme se Shqipëria, provokoi një reagim në qarqe të caktuara ekstremiste dhe u ndalova në mënyrë krejt të paligjshme nga policia greke. Po në të njëjtën periudhë, në vitin '97 pata një incident edhe në Shqipëri, pasi kur njeriu thotë të vërtetën ashtu siç është, gjithmonë ka probleme...
Kjo është arsyeja e largimit tuaj nga Greqia?
Po. Pas incidentit në Shqipëri, me ndërhyrjen e disa autoriteteve të Komisionit Evropian, u largova direkt nga Greqia në Belgjikë, pasi në Shqipëri nuk mund të vija. Ishte një situatë shumë e tendosur në vendin tonë dhe, ndoshta, unë u shpreha në mënyrë shumë të drejtpërdrejt në lidhje me ato ç'ka po ndodhnin në Shqipëri, pa doreza, aspak përciptazi. Unë nuk mund të flas ndryshe, unë them gjithmonë atë që mendoj, nuk bëj asnjë kompromis dhe me këtë nuk pretendoj se jam një hero apo dua të ndryshoj diçka, thjeshtë jam vetvetja dhe me të në radhë të parë dua të jem i sinqertë.
Ndryshoni vend, ndryshoni edhe teknikë...
Unë asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me ato që kam bërë. Gjithmonë jam në kërkim, si çdo artist. Meqenëse e bazoj punën time në ide, që janë të lidhura ngushtë me probleme socialo-politike, kjo ka provokuar ndryshimin në faza të ndryshme të krijimtarisë sime. Kur shkova në Belgjikë u ndesha me fenomenin e prostitucionit, ku vajzat shqiptare akuzoheshin shumë rëndë. Kjo më prekte direkt dhe organizova ekspozita të ndryshme në mjaft vende evropiane, të titulluar "Rue d'Aarschot". Kjo është një rrugë e famshme e prostitucionit, që, ndoshta shumë e kanë parasysh nga dokumentarët e ndryshëm televizivë, ku vajzat pozojnë në "vitrina". Së bashku me një gazetar të BBC-së bëmë një kërkim mbi mënyrën e tyre të jetesës, të të sjellurit etj. Ishte një ekspozitë në vaj, pasi për mendimin tim, teknika e vajit është një teknikë që ka vlera më të mëdha, për vetë cilësinë e koloritit që ajo ofron. Eshtë një teknikë shumë e përdorur nga artistët. Në fakt, kjo ekspozitë përpiqej të thoshte një të vërtet, që prostitucioni nuk është aq i dënueshëm sa pretendohet apo trumbetohet. Eshtë një fenomen i lashtë sa vetë bota, që zgjidh mjaft probleme në çdo shoqëri, kryesisht te shumë njerëz, të cilët disa marrëdhënie nuk mund t'i zgjidhin në forma të tjera. Këndvështrimi im në këtë rast nuk ishte në lidhje me arsyet të cilat i detyrojnë këto vajza të ushtrojnë këtë profesion, si detyrimi me dhunë, varfëria etj., por ishte një këndvështrim në mbrojtje të atyre vajzave, të cilat e kanë zgjedhur këtë rrugë me dëshirën e tyre dhe e kanë parë si një profesion, si një biznes të ndershëm. Pra analizohej aspekti përse akuzohen apo përndiqen këto vajza. Ka mjaft paragjykime mbi vetë vajzat dhe për to përdoren me qindra epitete fyese, pa asnjë përpjekje për të kuptuar se kush janë arsyet që ato kanë zgjedhur të bëjnë këtë punë. Shumë prej tyre kanë përfundur si rezultat i përdhunimeve, forcës apo edhe se kanë një fëmijë që vdes urie etj. Dëshira ime në këtë rast ishte të frenoja paragjykimet. Një prostitutë bën një punë shumë më të ndershme se çdo politikan, në përgjithësi, apo se çdo politikan apo diplomat shqiptar në veçanti, të cilët shiten për hiçasgjë. Një politikan apo diplomati ynë paguhet jashtëzakonisht shumë në raport me punën që bën.
Ekspozita që hapët në Tiranë prezanton një teknikë të re, serigrafinë me ekspozitën "Discret elements". Përse kjo zgjedhje?
Serigrafia përkonte shumë mirë me konceptin. Nuk është një teknikë që e kam krijuar unë, nuk është personale, por është një teknikë, e cila pasqyron më së miri kaosin që mbizotëron në Tiranë. Eshtë për të ardhur keq, pasi, pas shumë vitesh pa shkelur në Shqipëri, i gjeta gjërat siç i lashë, me ndryshime, sipas mendimit të papërfillshme. Konstatova se njerëzit kishin ndryshuar, por për keq. Në fakt, njerëzit nuk ndryshojnë, ata thjeshtë përshtaten, por mbeten ata që janë në thelb, që prezantojnë karakterin e tyre, në momente të caktuara. Pra, me këtë teknikë që është mekanike dhe përsëritëse, dëshiroja të shprehja, pikërisht, idenë që gjërat në vendin tonë, të paktën deri tani, jo vetëm nuk përsëriten, por mbeten në vend. Përzgjodha këtë miks midis pikturës dhe serigrafisë, pasi dëshiroja të isha më pranë publikut dhe mesazhi më i drejtpërdrejt.
Një repeticion edhe i elementit kalë...
Kali është një element apo figurë shumë e trajtuar në historinë e artit. Gjithashtu një mjet transporti mijëravjeçar. Por në rastin tim është një element që tregon anakronizmin në të cilin ndodhemi ende në mentalitete, ndërkohë që qarkullojmë me automjete të teknologjisë së fundit.
Në një triologji prezanohet një pamje nga Tirana, ku imazhi vjen duke u deformuar dhe shpërfytyruar, nga njëra tablo te tjetra...
Në fakt, ato nuk kanë qenë tri tablo, por gjashtë. Tri prej tyre u shitën në Bruksel. Eshtë një seri tabloshë që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të një individi, snajperi në rastin konkret, i cili tenton të "ekzekutojë" diçka.
Ashtu si edhe kali, elementi i shënjestrës të snajperit përsëritet në çdo tablo... Cili është "targeti" juaj?
Preferoj të mos e them këtë. Unë jam një individ si gjithë të tjerët, që kam bindjet e mia. Dëshiroj që secili të gjejë vetveten dhe përcaktojë ata elementë, që duhet të ndryshojnë apo të "ekzekutohen" nga shoqëria jonë. Ka aq shumë të tilla, sa secili mund të zgjedhë lirshëm, sipas bindjes së tij. Unë bëra atë që munda, tani është radha e publikut...
Përpas tablove edhe dy video-instalacione grafike, ku njërën prej tyre e ke titulluar në gjuhën angleze "Më pëlqen, s'më pëlqen", ku dikush pas thënies ekzekuton një vajzë...
Eshtë një frymëzim nga loja që luanim kur ishim fëmijë, me luledele, me diçiturën famëkeqe "Më do, s'më do". Eshtë një projekt, i cili është prezantuar vitin e kaluar në Madrid me temë "Ballcan's War", ku trajtohej çështja e luftërave në Ballkan dhe analizohej përse ndodhte kjo. Dramaciteti i paragjykimit bardhezi që e ndeshim në të gjithë Ballkanin dhe veçanwrisht në Shqipëri, ose është kështu diçka apo ashtu, pa asnjë alternativë tjetër, unë e gjeta te loja e lules, e cila mund të duket si një lojë romantike, por në vetvete është shumë fatale. Këtë fatalitet e realizova me teknikën e animacionit, në këtë video-instalacion.
Në vitet e fundit në Shqipëri janë organizuar shumë ekspozita dhe konkurse ndërkombëatre. Përse keni qëndruar larg tyre?
Jo se nuk kam dashur, por ne ende nuk arrijmë të gjehemi dhe të komunikojmë. Edhe interneti është në minorancë. Të gjitha ekspozitat, konkurset çalojnë, pasi nuk ka një data-base, me të dhënat për artistët, pra nuk lidhemi dot. Duhet të vish vetë në Shqipëri dhe ta futësh veten me forcë. "Plako mos u mërzit, do rregullohen të gjitha", është një refren i njohur në Shqipëri. Do të isha shumë i lumtur të isha prezent në të gjitha aktivitetet që organizohen në vendin tim.
Po përfaqësitë diplomatike sa ndihmojnë në këtë drejtim dhe cilat janë marrëdhëniet tuaja me to?
Eshtë një pyetje interesante, pasi marrëdhëniet tona nga shumë të mira në fillim përkeqësoheshin më pas, si rezultat i kontradiktave. Po i referohem rastit të vitit '97, kur rreth 62 ambasadorë shqiptarë kërkuan azil politik, midis tyre edhe ambasadori ynë në atë kohë në Bruksel. Ishte e papranueshme që të kërkonin azil politik, jo vetëm se jeta e tyre nuk rrezikohej aspak, por edhe sepse ishin aty për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe për të mbrojtur interesat tona. Aktin e tyre e konsiderova fyes dhe gati-gati tradhti. Po kështu dy vjet më pas, në një pritje tjetër në Bruksel. Një tjetër diplomat shqiptar, ndoshta për të fituar simpatinë e belgëve apo edhe të tjerëve, u shpreh në frëngjisht se emigrantët shqiptarë po na turpërojnë. Nuk mund të duroja një qëndrim të tillë të papërgjegjshëm dhe reagova duke thënë se ne po turpërohemi nga politika. Një incident i rëndë, po nuk mund të lejoja një të tillë, për më tepër kur aty ndodheshin edhe disa që e quanin veten gazetarë shqiptarë.
Projekteti i ardhshëm...
Në bashkëpunim me Akademinë Mbretërore të Brukselit, në shtator do të realizojmë një projekt të ri që e kemi titulluar "Turbulences", një projekt që kërkon të evidentojë dhe të sensibilizojë publikun në lidhje me dëmtimet në ekosistemin në planetin tonë.