Strehimi, nis tërheqia e formularëve

04/05/2005 Formulari kushton 200 lekë të reja, pasi ta plotësoni duhet dhe ta noterizoni. Data e dorëzimit nuk është caktuar
Në Bashkinë e Tiranës dhe në njësitë administrative fillon sot aplikimi për strehim
Qytetarët e Tiranës sot do të nisin aplikimin për të përfituar lehtësira nga shteti për strehimin e tyre. Kështu, gjithë ata që janë në kërkim të mundësive për strehim, mund të drejtohen pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, për të marrë formularin. Ndërkohë që ai mund të merret edhe pranë njësive bashkiake, ku vetë të interesuarit janë banorë. Sipas burimeve zyrtare, pagesa për formularin do të jetë 200 lekë, sipas vendimit të fundit të Këshillit Bashkiak.
Tërheqja e formularëve
“Është vetëm faza e parë e procesit”, sqaron Bashkia, duke theksuar se tërheqja e formularëve është vetëm fillimi. Gjithçka tjetër lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë ata që do të mund të jenë më vonë përfitues e do të trajtohen me strehim nga bashkia, do të deklarohen më vonë. Këto ditë bashkia do të vërë në dispozicion të qytetarëve të interesuar edhe një fletëpalosje, me gjithë sa nevojitet për t’u ditur rreth kësaj procedure.
Seleksionimi
Fillimisht formulari do të tërhiqet nga të gjithë të interesuarit për t’u trajtuar me strehim. E kjo do të jetë faza e parë. Data për dorëzimin e formularëve të plotësuar do të deklarohet më vonë, e cila do të vazhdojë një fazë e dytë. Më pas do të nisë seleksionimi. Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas dorëzimit të formularëve të plotësuar do të bëhet seleksionimi i tyre. Për këtë mësohet se në bashki do të ngrihet Komisioni i Strehimit, i cili do të merret me seleksionimin e kërkesave të paraqitura. Ndërsa faza e parë do të shërbejë për mbledhjen e të dhënave të nevojshme, për të cilat në formularin tashmë të gatshëm, kërkohet saktësi maksimale nga vetë qytetarët që do ta plotësojnë atë.
Formulari
Kërkesa që duhet të plotësojnë të interesuarit përmban gjithë sa duhet lidhur me gjendjen e atyre që kërkojnë strehim. Në të përfshihen të dhëna që nga përbërja familjare, numri i identifikimit të të interesuarit, gjithçka lidhur me të ardhurat mujore të tij, madje edhe të tjera të përfituara nga qira, dërgesa, transferta, depozita bankare e kështu me radhë. Një pikë e rëndësishme është ajo e gjendjes aktuale të strehimit, në të cilën kërkohet të dihet nëse i interesuari ka përfituar banesë nga ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”, apo kanë banesë në pronësi. Më tej, kërkohet detajim rreth banesës, që nga sipërfaqja e deri në kushtet higjieno-sanitare apo gjendjen e banesës. Qiraxhinjtë kanë në këtë kërkesë kolonën e tyre, ku duhet të japin të dhëna të tjera. Kërkesë e veçantë do të jetë për kategori të caktuara, qoftë të verbër, invalidë apo veteranë.
Noterizimi
Pas plotësimit, formulari përpara se të dorëzohet duhet të jetë i noterizuar. Në kërkesë parashikohet një pikë më vete për deklaratën e vërtetësisë së informacionit paraprak. Ai që plotëson kërkesën duhet të nënshkruaj në prani të noterit se informacioni që ka dhënë në formular është i vërtetë. Për informacione të rreme, aplikuesit i hiqet e drejta për strehim. Ndërkohë që parashikohet që, nëse i interesuari përzgjidhet, zyra e strehimit, në varësi të të dhënave mbi të ardhurat familjare, mund t’i ofrojë atij një formë tjetër strehimi nga ajo që ai ka kërkuar. Burimet pranë bashkisë bëjnë të ditur se të gjitha të dhënat e grumbulluara do të përpunohen në format elektronike e do të arkivohen në zyrat përkatëse të organeve të qeverisjes vendore.
Qytetarët pyesin:
Cilat grupe sociale do të kenë prioritet?
Çiftet e reja, mosha e të cilëve së bashku nuk i kalon 55 vjeç, familjet me shumë fëmijë, apo me të moshuar dhe jo me të ardhura shumë të larta, ata që jetojnë në banesa jashtë kushteve higjieno-sanitare, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe jetimët.
Çfarë dokumentesh duhet të dorëzoj?
Fillimisht vetëm plotëso formularin, i cili duhet noterizuar dhe normalisht noteri do të kontrollojë dokumentacionin.
Bashkia ka caktuar ndonjë noter?
Jo, mund të shkoni te kushdo noter.
Dhe nëse jap informacion të rremë?
Bashkia të heq të drejtën e strehimit.
Kur duhet ta dorëzoj formularin?
Ende nuk është caktuar data.
Cilat janë mënyrat e përfitimit?
Gjithçka varet nga të ardhurat e tua dhe se sa do të jetë buxheti i Bashkisë. Nëse ke të ardhura mesatare, ndihmë nga jashtë, llogri bankare, mund të të caktohet një sipërfaqe toke për të ndërtuar shtëpi, në një zonë me infrastrukturë. Çiftet e reja mund të përfitojnë një banesë me kosto të ulët. Dhe kush është jetim, apo ka në shtëpi një person me aftësi të kufizuara, do të ketë prioritet si për të përfituar me dy mënyrat e para dhe për të përfituar banesë sociale me qira të ulët. Por, gjithçka varet nga të ardhurat.
Nëse nuk më plotësohet kërkesa?
Mbartet për vitin tjetër. Bashkia cakton numrin e përfituesve dhe mënyrën në bazë të buxhetit të saj, mundësive të familjarëve dhe dëshirave të tyre. Kështu që numri i përfituesve nuk është pa limit. Kush nuk përfiton vitin e parë, i mbartet dosja për vitin tjetër.
Projektligji
Në gusht të çdo viti miratohet çmimi i blerjes së apartamenteve
Para disa ditësh, qeveria ka miratuar procedurat e blerjes së apartamenteve, të cilat do të përdoren për strehimin e familjeve në nevojë. Sipas projektligjit që do të paraqitet për votim në Kuvend, "brenda muajit gusht të çdo viti, me vendim të këshillit bashkiak do të miratohen kosto e ndërtimit të pallateve, apartamentet e shitblerjeve tip në tregun e lirë". Ndërsa në bazë të kërkesave që do të paraqiten prej familjeve dhe mundësive që ka një bashki në buxhetin e saj. Megjithatë është parashikuar që të krijohen mundësitë që apartamentet publike të blihen me çmime sa më të lira. "Vlera mesatare për m2 të sipërfaqes së ndërtimit e banesave në treg në një bashki të jetë më e vogël se kostoja e ndërtimit të një banese në sektorin publik", thuhet në vendimin e qeverisë. Për këtë çështje është sqaruar se kushti do të jetë që vlera e blerjes të jetë më e vogël, ose e barabartë me koston e ndërtimit në sektorin publik. Megjithatë, banesa që blihet në treg duhet të plotësojë standardet sipas normave të projektimit në fuqi për hidroizolimin, termoizolimin, ndriçimin, ajrimin, lagështinë, lartësinë dhe elementët e planimetrisë tip. Në rast se inspektorët e licensuar do të shohin se një nga kushtet mungojnë, nuk do të lejohet privatizimi apo blerja e apartamentit. Ndërsa për banesat sociale me qira, që do të përdoren për të strehuar familje, në përbërje të së cilës është një person me aftësi të kufizuara, duhet të përshtaten nga enti menaxhues për krijimin e lehtësirave për lëvizjen, komunikimin dhe shmangien e pengesave arkitektonike. Gjithashtu është sanksionuar që banesa në momentin kur blihet nga bashkitë duhet të jetë e lirë nga barra hipotekore, për të mos sjellë konflikt mes qiramarrësve dhe personave të tjerë.
Po manipulove të dhënat skualifikohesh
Në çdo vit, këshillat bashkiakë duhet të shqyrtojnë numrin e kërkesave të paraqitura nga familjet për strehimin. Sipas ligjit, përparësi do të kenë familjet me të ardhura të vogla si dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara në përbërje. Të preferuarit do të jenë dhe familjet e reja, të cilat do të stimulohen për të krijuar baza sa më të forta. Në rast se do të konstatohet që një familje ka manipuluar të dhënat, këshilli bashkiak do të vendosë skualifikimin. Ndërsa në rast se buxheti i akorduar nuk do të mjaftojë për të përballuar fluksin e kërkesave, familjet e mbetura pa ndihmë do të shqyrtohen me buxhetin e vitit pasardhës. Vlera e qirasë do të jetë më e reduktuar nga ajo e tregut. Madje për këtë do të shikohen mundësitë që ka një familje për t'i përballuar ato. FORMULARI
Mbiemri…. ............, emri…............., datëlindja…..........
Qyteti……......, njësia administrative…..........., rruga...........….
Pall…., shk….., ap….(Për shtëpi private) nr….., tel…...........
I. Gjendja familjare
Mbiemri, emri, datëlindja, seksi (1), gjendja civile (2), nr. i dokumentit të identifikimit, familjarët (3), punësimi (4)
1. Seksi 2. Gjendja civile 3. Familjarët 4. Punësimi
Mashkull 1 Beqar 1 Aplikanti 00 Në shtet 01
Femër 2 i martuar 2 nëna/baba 01 Privat 02
I ve 3 bashkëshortja 02 Vetëpunësuar 03
I divorcuar 4 biri/bija 04 punësim i rastit 0
Gjyshi 05 ndihmë ekonomike 0
Nipi 06 pagesë papunësie 06
Vjehrri 07 të tjerë 07
Dhëndrri 08
Vëllai 09
Kunati 10
Të tjerë 11
II. Gjendja e strehimit
1. Përfituar banesë nga ligji nr. 7 652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Po-Jo
2. Disponon banesë në pronësi. Po-Jo
2.1 Nëse po, jep informacionin e saktë mbi:
Prona është e regjistruar në emër të (vendos referencën sipas kolonës (3) të tabelës “Gjendja familjare”.
Struktura e apartamentit 1+1
Struktura e apartamentit 2+1
Struktura e apartamentit 3+1
Sipërfaqja totale e banesës, sipas dokumentit të pronësisë
Sipërfaqja totale e banimit (futet sip. e dhomave të gjumit plus sip. e dhomës së ditës, matur brenda mureve ndarës)
3.Nëse jeni përgjigjur negativisht në pikën (2), vazhdoni plotësimin e informacionit më poshtë:
Banoj me qira.
Disponoj objekt tjetër në pronësi që mund të përdoret edhe për strehim.
Nëse po, jep informacion të saktë mbi:
Llojin e objektit
Sipërfaqen totale të objektit
Kushtet e banimit:
Kushte të këqija higjieno-sanitare
Banesë me rrezik shembjeje
III. Të ardhurat e familjes
Ky seksion duhet të plotësohet për çdo person që siguron një të ardhur në familje në përputhje me kolonat (3) dhe (4) të tabelës “Gjendja familjare”.
Në të ardhura totale të familjes përfshihen të ardhurat neto nga punësimi, dypunësimi, pagesa e papunësisë, pagesa e ndihmës ekonomike, pensioni, dërgesa nga emigracioni, qira nga prona, transferta të tjera nga të afërm, si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi baza mujore ose vjetore nga trashëgimi, interesa bankare etj. Me të ardhura neto kuptohen të ardhurat pas shlyerjes së detyrimeve si taksa, tatime e sigurime
shoqërore.
Të ardhura totale të familjes
Të dhëna të detajuara të të ardhurave mujore të familjes, sipas kolonës (3)
të tabelës “Gjendja familjare”.
00…….. 04……. 08…….
01……..05………09……
02……..06………10……
03……..07……….11……
Të ardhura nga emigracioni (vjetore)……
Të ardhura nga qiraja (mujore)…….
Të ardhura të tjera (vjetore)……..
IV Forma e trajtimit, sipas njërit prej programeve sociale të strehimit
Unë dhe familja ime kërkoj të trajtohemi me strehim nëpërmjet programit të:
Banesë sociale me qira… Po-Jo
Banesë me kosto të ulët… Po-Jo
Tokë e pajisur me infrastrukturë për të ndërtuar vetë banesë… PO-JO
V Kërkesë e veçantë për statusin e njërit prej anëtarëve të familjes
1. A ka në përbërjen tuaj familjare persona me statusin:
I verbër i grupit të parë …. Po-Jo
Invalid para e tetraplegjik… Po-Jo
Invalid i punës……………… Po-Jo
Invalid i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare... Po-Jo
2. A dispononi statusin e jetimit…. Po-Jo