Flutura Açka, Zyhdi Morava më ka diktuar zgjedhjen në Kryesi
04/05/2005 “Njëri u ‘ngul’ nga partia dhe nuk do të shkulet. Ndërsa të tjerët kërkojnë të shkulin kryetarin aktual dhe të "ngulen" vetë aty, për të përfituar atë ç'ka mund të përfitohet".
Kur shkrimtari Visar Zhiti u shpreh aq ashpër për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, parasysh kishte një tjetër personazh për Lidhjen; kryetarin e ri Zyhdi Morava, për të cilin ky vit qëlloi plot ndere.
Kur nuk ka pak ditë që janë shpallur dhe emrat e kryesisë së Lidhjes, një tjetër reagim i ashpër vjen për Moravën, ende të parehatuar mirë me postin e ri.
Shkrimtarja Flutura Açka refuzon të jetë anëtare e Kryesisë së Lidhjes, për shkak se ajo as nuk bën pjesë në anëtarësimin e OJQ-së së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ndërsa emri i saj është përzgjedhur në mungesë dhe pa u pyetur, nëse kërkonte të merrte pjesë, qoftë dhe si anëtare e Lidhjes.
Açka e quan absurde mënyrën se si është publikuar emri i saj, duke deklaruar se “nuk e njoh pjesëmarrjen time si anëtare e kësaj kryesie”.
“Më vjen keq për ata që më kanë besuar votën dhe, për faktin se vërtet mund të kisha shërbyer pozitivisht aty, por për shkak se kjo formë zgjedhjeje prek parimet e mia elementare të lirisë personale, deklaroj publikisht mospjesëmarrjen time”, ka thënë shkrimtarja.
Ndërsa ajo që shqetëson më tej, edhe një rang tjetër shkrimtarësh, ka të bëjë pikërisht me “orekset” e kryetarit të tanishëm, të sapozgjedhur. Tashmë dhe nga përvoja e ish-kryetarit të Lidhjes, Limoz Dizdari, shumë shkrimtarë nuk do të donin as që t’ju zihej me gojë emri brenda atyre mureve, që është braktisur prej kohësh dhe përbuzet nga indiferenca.
Në këtë boshllëk interesimi ka vite që kryetari i sapozgjedhur Zyhdi Morava përpunon “platformën” e tij. Tani ndër shkrimtarë, të larguar me kohë nga Lidhja, ka vetëm një diskutim, se problemi i kësaj OJQ-je nuk janë krytarët, por godina. Në vitet e mandatit të Dizdarit, shpesh janë ngritur shumë akuza, se po bëhen projekte, se po hahen lekë e po abuzohet rëndshëm mbi godinën e Lidhjes. Ndërsa të vetmit “artistë” që hynin e dilnin nga Lidhja, ishin vetë kryetari dhe dy pretendetët e ardhshëm, që sot ndërruan rolet.
Ajo që mbetet problem dhe tërësisht e pashfrytëzuar, janë mjediset e Lidhjes dhe destinacioni i saj i papërcaktuar pronësor, ku figuron vetëm një lokal ordiner, ku hyjnë e dalin ata që parkojnë makinat, apo i mbushin me karburant në vendin ku ishte një banjo publike.
Ata që interesohen seriozisht drejt Lidhjes, për shumë shkrimtarë, ka vetëm prapamendimin e përfitimit, dhe jo që u djeg dhe aq xhani se çfarë i duhet kësaj OJQ-je për t’u ndërruar.
Duke iu referuar emrave që mbajnë Kryesinë e Lidhjes, nuk duket shumë bindëse se aty ka dëshirë për të dalë nga gjendja e atrofizuar dhe të “qenit e pakuptimtë” të saj. Ca emra të vjetër, pak emra të dëgjuar dhe të tjerë anonimë, midis tyre janë shumë arsye që të tjerë shkrimtarë nuk do të donin ta shihnin emrin. Pabesueshmëria dhe për kryetarin e ri po shfaqet hapur, megjithëse ka lëshuar një turrë premtimesh se do t’i ndihmojë shkrimtarët për pensionet, për të marrë kredi bankare, do t’i ndihmojë për lëvizjen e lirë jashtë vendit, e të tjera fraza, që bëjnë të qeshë dhe kaun, pasi vetë shteti nuk ia ka dalë dot t’i sigurojë shkrimtarëve këto privilegje.
Mosafrimi i të rinjve te Lidhja ka shumë arsye, megjithë goditjen e rëndë që iu bën shkrimtari Visar Zhiti, duke u shprehur se, “ata janë kundër Lidhjes, në të shumtën e rasteve, pasi nuk u hapen kollaj dyert, apo sepse duan "të rrëzojnë shkrimtarët e së kaluarës, për t'u zënë vendet. Pra kanë një koncept gladiatorësh për të hyrë në letërsi. Një 'strategji' shumë e rrezikshme dhe, pothuajse, e përbashkët, pasi i bashkon kompleksi i inferioritetit dhe jo dashuria për artin apo ata që e bëjnë atë”. Kjo mosdashuri e mjaft shkrimtarëve, që mbyllin veshët kur bie fjala për Lidhjen, ka të bëjë me tjetër histori, jo aq idealiste, as dhe historike (që duhej shikuar me kohë) por me politikën. Kjo, ndoshta i prishi mendjen dhe kryetarit të ri, ish të burgosurit Zyhdi Morava, që nuk ka shumë kohë i rehabilituar nga Diana Çuli, kur i dorëzoi medaljen e “Penës së Argjendtë”. Stafeta e kuqe e Lidhjes duket se nuk dorëzohet fort kollaj.
Reagimi
Açka: Është prekur liria personale e zgjedhjes
Në shkrimet e gazetave, kushtuar Kuvendit të Lidhjes së Shkrimtarëve, i mbajtur më 29 prill 2005, në listën e shpallur të Kryesisë së zgjedhur, ndesha edhe emrin tim.
Personalisht nuk kam qenë e ftuar të jem e pranishme, as në këtë Kuvend, as edhe në atë që u bë pak kohë më parë. Kështu që, zgjedhja ime është bërë në mungesë dhe pa u pyetur nëse dëshiroj apo jo të marr pjesë në të.
Në kushte të tilla absurde të zgjedhjes sime, deklaroj se nuk e njoh pjesëmarrjen time si anëtare e kësaj kryesie. Më vjen keq për ata që më kanë besuar votën dhe për faktin se vërtet mund të kisha shërbyer pozitivisht aty, por për shkak se kjo formë zgjedhjeje prek parimet e mia elementare të lirisë personale, deklaroj publikisht mospjesëmarrjen time.
Nga 20-25 maj, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë organizohet panairi i librit, i shtati me radhë, i cili tashmë ka krijuar një traditë dhe fizionomi të pjesëmarrjes së rreth 110 botuesve, kryesisht shqiptarë. Ky panair paraqet për Kosovën dhe adhuruesit e saj të librit një rast të mirë të njihen me botimet më të reja, me autorët e preferuar, gjendjen aktuale të librit shqip.
Botuesit e Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të diasporës, institucione madhore të librit shkencor dhe artistik, por edhe librarë e agjenci shpërndarjesh të librit, do t’i ofrojnë lexuesit mbi 1.600 tituj të rinj.
Libri i huaj, po ashtu është veçanti e Panairit të 7-të të Librit "Prishtina 2005". Ai vjen nga BAB – British-American Bookshop – e Londrës dhe përfaqësia e saj në Prishtinë si dhe Qendra Kulturore Amerikane e Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë.
Si asnjëherë më parë, panairi i sivjetëm do të ketë tituj të rinj nga të gjitha gjinitë letrare, fjalorë, libra shkencorë, libra për më të vegjlit, nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Sipas Këshillit Organizativ, ky panair do të kalojë në shenjë të dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë dhe të kulturës shqiptare: 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe 450-vjetorit të librit të parë shqip, “Mesharit” të Gjon Buzukut.
Pritet që numri prej 40.000 vizitorësh sa kishte panairi i vjeçëm të arrijë në 50.000 si tregues pozitiv se interesimi për librin është në rritje.
Panairi i 7-të i librit "Prishtina 2005" organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës dhe Drejtorati për Kulturë i komunës së Prishtinës. Panairi do të mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë, qendrës më të rëndësishme kulturore, tregtare e sportive të Prishtinës.