E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, BE, OSBE: Nisni dialogun, domosdoshmëri për integrim

TIRANË- Trjoka e ambasadorëve të SHBA, BE, dhe OSBE kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për situatën politike në Shqipëri.

Në një dalje para mediave tre diplomatët ambasadori i BE-së Etore Sequi, zv/ambasadorja amerikane Deborah Jones dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollafrth përsëriten dhe njëherë thirrjen dhe apelin për politikën shqiptare për domosdoshmërinë e kthimit të dialogut në vend dhe angazhimin e politikës në proceset integruese.

‘Palet politike duhet të angazhohen në dialog dhe të punojnë për integrimin e vendit’ -u shpreh amasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi, mesazh që sipas tij është dhënë qartë dhe nga deklarata e përbashkët e Ashton dhe Fyles pas takimit të komisionit të Asocim Stabilizimit në Bruksel.

Sequi ftoi palët të angazhohen bashkarisht për reformën zgjedhore.

Të nëjtin apel bëri dhe zv/ambasdadorja amerikane na Tirana Deborah Jones, kur theksoi se SHBA dhe BE ndajna ta njajtin qandrim mbi prioritetet qa ka para Shqiparia.

Ndërkohë ambasadori i OSBE-së Wolfarth deklaroi se dialogu i shërben të ardhmes integruese të Shqipërisë dhe një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›