BE: Qeveria shqiptare ka marrë masa për investimet e huaja
05/03/2005 Komisioni Evropian, në një raport për Shqipërinë, ka theksuar se "në Shqipëri janë marrë masa për reduktimin e pengesave për investimet e huaja". Raporti i KE-së për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në vendet e Ballkanit e rendit vendin tonë si zbatues të rekomandimeve të Bankës Botërore në masat që duhet të merren në investimet e huaja. Sipas raportit, qeveria ka nxitur dialogun në sektorin privat në zhvillimin e ekonomisë. Ndërkohë që raporti përgëzon ngritjen e grupeve të punës, për katër sektorë si në administrimin e taksave, administrimin e doganave, ndërtim dhe pronat, si dhe sistemin e licensave. Gjithashtu, raporti vlerëson sukseset e aritura në drejtim të regjistrimit të bizneseve të reja, në një kohë që sapo ka përfunduar edhe një raport i financuar nga Komisioni Evropian për analizimin e ekonomisë informale në vend. Raporti i Këshillit të Evropës thekson gjithashtu se pritet që nga qeveria shqiptare të miratohet një plan për reduktimin e ekonomisë informale gjatë vitit 2005.