Berisha: "Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin"
05/03/2005 Partia Demokratike tryezë me organizatat rinore për të shpalosur strategjinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se, në rast se PD-ja fiton zgjedhjet, prioritet kryesor i saj do të jetë arsimimi i të rinjve shqiptarë. Këto deklarata kreu i PD-së i bëri gjatë një tryeze të organizuar dje me organizata të ndryshme rinore, si dhe me përfaqësues të parlamentit rinor. Sipas Berishës, arsimi zë vetëm 2.9 për qind të buxhetit të shtetit, nga 4.2 që ka qenë në vitin 1996. Kreu demokrat premtoi se hapi i parë i PD-së në pushtet do të jetë dyfishimi i buxhetit për shkollimin e të rinjve."Ne kemi moshën më të re në Evropë, ashtu si dhe Kosova. Në këtë kontekst, unë mbetem i bindur se investimi më i shkëlqyer, frutdhënës, i pastër është ai në arsim. Sikundër do të gjejmë të gjitha format për të ndihmuar më të shquarit edhe për t'u shkolluar edhe për t’u kualifikuar në shkollat më të mira. Nuk ka asnjë vështirësi, në rast se ky shtet merr më të mirët, që mbarojnë shkollat dhe i krijon një garanci për kualifikim pasuniversitar, në rast se ata vlerësohen nga universitetet më të shquara në botë", tha Berisha. Kryetari i PD-së tha se çdo vit nga Shqipëria largohen 100 mijë persona, kryesisht në moshë të re për shkak të mungesës së alternativës në vendin e tyre. "Aktualisht, ju jeni vetë dëshmitarë ku mëse 100 mijë shqiptarë largohen nga vendi çdo vit", tha Berisha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së, duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve pranoi përgjegjësinë për lejimin e piramidave në vitin 1996. Berisha tha se në kohën kur ka qeverisur PD-ja ka qenë mundësia për kthimin e parave të piramidave. "Ky ishte qëndrimi im në atë kohë, një borxh që nuk është marrë nuk kthehet kurrë. Mos mendoni që unë nuk kisha mundësi, por do ta konsideroja imoralitetin më të madh të jetës sime. Po qe se unë do të merrjas paratë e të tjerëve për të kthyer borxhin e pamarrë, se borxhi është i vjetër dhe i lashtë sa njeriu", tha Berisha.