E Diel, 1 Nëntor 2026

KOP, heqja e taksave për bizneset e reja nuk e prish konkurrencën

05/03/2005  Hartuesit e strategjisë fiskale të PD-së janë të mendimit se përjashtimi i taksave për tre vitet e para bizneseve në fillimet e tyre është plotësisht e zbatueshme, dhe nuk prek konkurrencën. Një ndër hartuesit e kësaj strategjie, Elida Reçi thotë për "Metropol" se përjashtimi nga taksat të bizneseve të reja i jep një frymëmarrje më të madhe shtimit të investimeve në vend. "Lënia për tre vjet e bizneseve të reja pa taksa, nuk prek konkurrencën. Gjithsesi, një biznes i ri mbetet një biznes i ri dhe nuk mund të krahasohet me një biznes të konsoliduar, pavarësisht se ky i fundit është i ngarkuar nga taksat. Ai është një biznes i ri dhe si i tillë do të synojë të mbajë çmimet në nivelin e tregut, dhe jo t'i ulë ato", tha Reçi. Heqja e taksave në tre vitet e para për biznesin është deklaruar përpara se të shpallej në strategjinë e KOP, nga kreu i PD-së gjatë turit të tij paraelektoral "Ditët e Shpresës". Në strategjinë e KOP parashikohet dhe ulja e taksave në masën 50%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›