Pollo-Berisha vendosin në tryezë për koalicionin

05/03/2005 Kryetari i PD-së, Berisha, i kërkon PDR-së të jetë e arsyeshme në kërkesat e saj
Ndoka: "Javën e ardhshme mund të kemi një takim në rang kryetarësh"
Partitë e opozitës, PD dhe PDR, pritet që të ulen në tryezën e bisedimeve, javën që vjen, për të diskutuar mbi mënyrat e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme. Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë të ditur se diku nga mesi i javës së ardhshme do t'i jepet një përgjigje konkrete PDR-së, ndërkohë që pritet dhe një takim mes krerëve të dy partive, Pollo dhe Berisha. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se PD-ja vazhdon të jetë e hapur për koalicion me partitë e tjera të spektrit të djathtë. Nga ana tjetër, kryetari i Grupit parlamentar, Nard Ndoka, shprehet se javën e ardhshme pritet të finalizohen bisedimet për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PDR-së.
Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se koalicioni është mëse i mundshëm, por, sidoqoftë, edhe partitë e tjera duhet të jenë të arsyeshme në kërkesa. "Ne jemi të hapur për bashkëpunim me cilëndo parti. Unë mendoj se mbizotërimi i arsyes në procesin e ndërtimit të koalicionit i bën shumë të mundshme ato", tha Berisha.
Ndërkohë, çështja e koalicioneve ka lënë në vendnumëro edhe procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në partinë më të madhe të opozitës. Burime brenda PD-së shprehen se përzgjedhja e personave, që do të marrin pjesë në garën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme, nuk mund të bëhet pa mbyllur bisedimet me forcat e tjera politike për mënyrën e bashkëpunimit. Lënia e zonave të lira dhe kriteret e bashkëpunimit, janë dy arsyet që po zvarrisin procesin e përzgjedhjes së kandidaturave. Të njëjtat burime shprehen se afrimi i kuvendit kombëtar sjell dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve me partitë, që mendohet të bashkëpunohet, pasi delegatëve duhet t'u prezantohet dhe koalicioni i partive me të cilin opozita do të hyjë në zgjedhje.
Ndoka
Mundësinë për një takim të mundshëm mes dy krerëve të partive opozitare, Pollo dhe Berisha e pohon dhe kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka. Sipas tij, kryetari i PD-së, Berisha, ka rënë dakord në parim për zhvillimin e një tryeze mes partive të opozitës, ku pritet të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Partisë Republikane. "Nga takimet që kam pasur me krerët më të lartë të PD-së, kam mësuar se Berisha ka rënë dakord në parim për një takim mes tij dhe kreut të PDR-së. Besojmë se nga mesi i javës së ardhshme do të kemi diçka më konkrete, lidhur me bashkëpunimin mes dy partive tona, ndoshta dhe një takim mes dy krerëve respektivë. Deri tani mund të them se bashkëbisedimi im me krerët e PD-së ka qenë pozitiv", tha Ndoka. Një ditë më parë mundësinë e një bashkëpunimi mes dy forcave të djathta e pohoi edhe nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, kur tha se procesi i bashkëpunimit ka filluar dhe së shpejti do të ketë diçka më konkrete, lidhur me bashkëpunimin mes PD-së dhe PDR-së në zgjedhjet e ardhshme.
Letra, Pollo hedh hapin e parë të bashkëpunimit
Vetëm disa ditë më parë, kryetari i PDR-së, Genc Pollo, i dërgoi një letër kryetarit të PD-së, Berisha, me anë të së cilës i kërkonte uljen në bisedime për të diskutuar mbi mundësinë e një koalicioni. Nga ana e tij, Berisha ende nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, por, gjithsesi, nuk është shprehur kundër bisedimeve dhe bashkëpunimit. Berisha deri më tani nuk i është përgjigjur në mënyrë zyrtare ftesës. Ndërkohë, bisedimet kanë vijuar në rrugë jozyrtare mes kryetarit të Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, dhe krerëve të tjerë të PD-së në parlament. Vetëm pak ditë më parë, Ndoka ka pasur një takim me sekretaritn e përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, ku ka diskutuar për çështjet e koalicionit, dhe një takimi të mundshëm mes Pollos dhe Berishës. Mundësia e një koalicioni mes dy partive PD dhe PDR u diskutua dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2003, por sërish dy partitë e djathta dolën të ndara në garë, pasi nuk u ra dakord për zonat dhe përqindjen elektorale që do të merte PDR-ja nga ky bashkëpunim.