E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj: Vazhdoj të jem kryeteri i grupit të LZHK

05/03/2005  Kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, Maksim Begeja, tha dje se lajmet e shpërndara në media për dorëhqjen e tij nuk kanë qenë të vërteta. Sipas Begesë, këto informacione i përhapin personat, të cilët e shohin LZHK-në si një konkurrente potenciale në zgjedhjet e ardhshme. "Nuk është e vërtetë që më është kërkuar dorëheqja në mbledhjen e Grupit parlamentar. Këto lajme i përhapin persona apo forca politike jashtë LZHK-së, të cilët e shohin këtë lëvizje si një rrezik dhe rival potencial në zgjedhjet e ardhshme", tha Begeja. Por, nënkryetari i PLL-së, Murat Basha, nuk e mohon faktin që, në mbledhjen e Grupit parlamentar, Begesë t'i jetë kërkuar dorëheqja nga Leka Zogu. "Unë nuk kam qenë në atë mbledhje, dhe nuk mund të flas, por nuk përjashtoj mundësinë që të ketë ndodhur", tha Basha. Lajmi për shkarkimin e Maksim Begesë nga posti i kryetarit të Grupit parlamentar të PDR-së u përhap nëpër redakistë e gazetave me anë të një njoftimi për shtyp. Njoftimi lajmëronte se në mbledhjen e ditës së mërkurë, kreu i LZHK-së Leka Zogu ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të Grupit parlamentar të ish-republikanin Begeja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›