BE-SHBA-OSBE: Rama e Berisha të firmosin marrëveshjen e konsensusit
Ambasadori Bosh konfirmon ekzistencën e një formule kompromisi. “Politikanët shqiptarë të bëhen burra shteti dhe të firmosin zgjidhjen”
Eljona Ballhysa
Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, u ka bërë një thirrje të fortë dy krerëve të politikës shqiptare që të firmosin marrëveshjen e konsensusit, ndërsa ka konfirmuar se që nga dita e enjte, Rama e Berisha kanë në tryezë një draft të përgatitur nga ndërkombëtarët. Megjithëse ambasadori Bosh nuk u fut në detaje teknike për të treguar se çfarë parashikon marrëveshja, ai nënkuptoi se në parim palët kanë rënë dakord dhe bëri thirrje që të mos diskutohet për çështje teknike. Ai tha se politikanë shqiptarë duhet të bëhen burra shtetit, të kapërcejnë mbi interesat e tyre personale dhe të mendojnë për të ardhmen e vendit. Edhe njëherë politika shqiptare tregoi se nuk ishte në gjendje që të gjente vetë një zgjidhje kompromisi për krizën politike. Ashtu si edhe herë të tjera, rrugëdaljet nga situata të vështira politike janë propozuar dhe imponuar nga faktori ndërkombëtar.
Qëndrimi
“Ajo që dua të them është se që dje ka një kompromis shumë të mirë mbi tryezë. Në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do t’i inkurajoja udhëheqësit që të pranojë kompromisin tani; ta kenë parasysh këtë kompromis tani, të tregojnë kurajë, të tregojnë se janë burra shteti dhe të mos përpiqen të shmangen duke përdorur teknikalitete. Kini parasysh interesin e vendit tuaj dhe mos mendoni së pari për interesin tuaj personal dhe bëni këtë hedhjen e madhe. Koha është tani, nuk do ketë më kohë për t’u zgjatur”, - është shprehur Bosh. I pyetur se çfarë përmban drafti i shtruar në tryezë për kompromis nga ndërkombëtarët, Bosh u shpreh se nuk jep detaje, por se liderët politikë e kuptojnë shumë mirë mesazhin. “Nuk do të them se cili është kompromisi. Liderët, të cilëve unë po u drejtohem, e dinë shumë mirë cili është kompromisi dhe është një kompromis shumë i mirë, që duhet pranuar. Ky kompromis ka mbështetjen e Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së. Ai vërtet duhet pranuar”, - është shprehur Bosh.
Reagimi
I pyetur pak pas deklaratës së ambasadorit Bosh në lidhje me marrëveshjen e propozuar nga ndërkombëtarët për arritjen e konsensusit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha vetëm një fjali për mediat, pa dhënë përgjigje nëse do ta pranojë PS-ja këtë variant apo jo. “Unë dua të theksoj se jemi të vendosur për çdo zgjidhje që i hap rrugë transparencës”, - u shpreh Rama.
Deri tani, ndërkombëtarët të përfshirë në zgjidhjen e krizës, që nga Këshilli i Europës deri te komisioneri për Zgjerimin, Shtefën Fyle, kanë folur me gjuhë diplomatike për domosdoshmërinë e arritjes së dialogut në Parlament, adresimin në Gjykatën Kushtetuese dhe respektimin e gjykatave, duke përdorur formulën “transparencë duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën”; formulë që ka gjasa të çojë në hapjen vetëm të kutive me materialet zgjedhore. Kodi zgjedhor ka një procedurë të përcaktuar për hapjen e kutive me materialet zgjedhore, që shkon paralelisht me djegien e fletëve të votimit.
15 Maj 2010