KRIMI ELEKTRONIK, klonimi i kartave të krediti, si ti dalloni dhe të ruheni
Rekomandimet se si mund të shpëtoni pa ju marrë numrat e sigurisë
Artan CENA
TIRANË - Rritja e përdorimit të kartave të kreditit ka bërë që dhe krimi kibernetik të rritet. Pak ditë më parë policia vuri në pranga tetë persona, pasi kishin klonuar karta krediti të qytetarëve të ndryshëm. Por si arrihet që të klonohen kartat e kreditit që janë personale dhe me numër të fshehtë? Për këtë gjë ekzistojnë disa rrugë. Një nga to, që është përdorur në Shqipëri, ka qenë pajisja që mban emrin “Skimmer”. Një tjetër mënyrë për vjedhjen e kodeve me anë të internetit është dhe me anë të një virusi kompjuterik. Ai instalohet në një prej makinerive që kryejnë pagesa online dhe kur një person kryen veprimin bankar, të gjitha informacionet mbërrijnë në kompjuterin e piratit të internetit. Një nga specialistët në Policinë e Tiranës ka treguar dhe mënyrën se si janë klonuar në vendin tonë kartat e kreditit.
Si dallohet një kartë krediti e klonuar
Përveç specifikimeve të ndryshme, logos dhe pamjes, është e mundur që të bëhen kontrolle për falsitetin apo jo të një karte. Mënyra kryesore është që katër numrat e parë të stampuar lart dhe në fund të kartës në pjesën me reliev duhet që të jenë të njëjtë. Në kartat “Visa” dhe “Mastercard”, katër shifrat në reliev duhet që të përkojnë me shifrat e stampuara me të vogla në pjesën e poshtme. Nëse këta numra nuk janë të njëjtë, atëherë kjo kartë është false. Në kartat “American Express” duhet që të kontrollohet ekzistenca e kodit të sigurisë, i shtypur me numra të vegjël mbi reliev. Në këtë kartë nuk është e rëndësishme që numrat të jenë të njëjtë. Shifrat në reliev duhet të jenë të qarta dhe në vijë të drejtë. Dhe emri i përdoruesit, data e lëshimit dhe e skadimit duhet të jenë në pjesë me reliev. Gjithashtu është e këshillueshme që të kontrollohet dhe firma në pjesën e pasme të kartës.
Klonimi i kartave, si bëhet
Pajisja “Skimmer”, pasi është vendosur në folenë e tij identike me foletë e bankomateve, mund të regjistrojë informacionin sekret të kartës së kreditit. Sapo vendoset karta, sistemi “Skimmer” funksionon njësoj si kompjuteri robot i bankës dhe ka prirjen ta japë të gjithë informacionin. Pasi sistemi “Skimmer” mbledh informacionet nga kartat e klientëve, ai çmontohet dhe merren të dhënat. Nga ky moment sistemi “Skimmer” është i gatshëm të riprodhojë të gjitha të dhënat e regjistruara që hidhen në kompjuter. Marrja e informacionit paraqitet me të gjitha detajet e mundshme dhe u krijon mundësinë hakersave të futen në internet online dhe me të dhënat që disponojnë falë sistemit “Skimmer” hapnin llogaritë e personave që u kanë marrë informacionet.
Çfarë është Skimmer-i
Skimmer-i është një skedë e hollë elektronike, një mikroqark, i cili bën rolin e përkthyesit. Bën pikërisht këtë gjë: përkthen “bisedat” që bëhen mes kartës së klientit të bankës dhe kompjuterit të sistemit operativ bankar. Natyrisht që Skimmer-i mund ta kryejë përkthimin vetëm në rastet kur gjendet në “dhomën” ku kryhet bisedimi, pra në bankomatet e bankave. Kjo është dhe arsyeja që pas shpikjes së kësaj skede nga dy studentë rusë, bankat nuk gjetën më qetësi. Dy studentë e shpikën Skimmer-in në laboratorët e vjetruar të Moskës në vitin 1999.
Vjedhjet spektakolare me Skimmer
Pakkush po e kuptonte se çfarë po ndodhte kur në mbarë Europën u qindrafishuan denoncimet për zbrazjen e llogarive bankare. Madje policitë e shumë vendeve europiane po kuptonin më pak se gjithë të tjerët lidhur me atë që po ndodhte. Megjithatë, shërbimi sekret i bankave ishte me këmbë në tokë dhe nuk zgjati shumë dhe loja u kuptua. Deri sot bankat kanë adoptuar disa lajmërues elektronikë që mund të lokalizojnë hyrjen e hakersave me sistemin “Skimmer”, por në pjesën dërrmuese të rasteve ky model ka dështuar. Kështu që autoritetet në Europë nisën t’i njoftonin klientët se si të dallonin një sistem “Skimmer” të montuar në bankomat.
Prodhimi i kartës së re
Ekspertët e sigurisë thonë se të dhënat e vjedhura shërbejnë për të klonuar karta krediti apo për të kryer blerje drejtpërdrejt. Pas marrjes së kodeve ndërhyhet në sistem duke transferuar nga llogaria të gjithë sasinë e lekëve. Piratët blejnë më pas një kartë të bardhë. Nëpërmjet një pajisjeje, që është në formën e printerit, kryhet hedhja e të dhënave në këto karta. Më pas, te shiriti magnetik që kanë hidhet në printer i gjithë kodi. Në bazë të këtyre, duke formuar dy kodet, karta futet në bankomat dhe veprohet njësoj sikur të ishte personi që ka të njëjtën llogari bankare.
Operacioni “Matrix”
Operacioni “Matrix” çoi në pranga 17 persona, të cilët kanë marrë vendimin nga gjykata, ku katër janë liruar. Gjatë aksionit u sekuestruan nga policia 65 karta krediti "Mastercard" dhe "Visa", që ishin përdorur për vjedhjen e rreth 2 milionë dollarëve nga grupi i hakersave. Ishin oficerët e Antikorrupsionit dhe Antikrimit Ekonomik që bllokuan në banesat e të arrestuarve 52 karta të plotësuara të llojeve "Mastercard" dhe "Visa", identike me ato që në të paktën 400 raste u përdorën për realizimin e vjedhjeve. Sipas policisë, një pjesë e kartave kanë qenë për llogari krediti.
Masa e sigurisë
Gjykata e Tiranës rikthen në qeli tetë të arrestuarit
Tetë të pandehurit që u arrestuan nën akuzën e klonimit të kartave të kreditit do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Masa u dha dje nga Gjykata e Tiranës. Të pandehurit janë Zenel Buzhala, 39 vjeç, Ken Kormani, 45 vjeç, Arjan Troka, 38 vjeç, Ilir Arapi, 45 vjeç, Erjon Jaupllari, 22 vjeç, Etleva Minxhozi, 44 vjeçe, Elizabeta Bengasi, 26 vjeçe, Flora Nikaj, 33 vjeçe. Elisabeta Bengasi, punonjëse në agjenci udhëtimi, është shprehur para gjykatës se nuk kishte pse të dyshonte për klientët, pasi nga përfaqësuesi i kompanisë i kërkohej prenotimi i një bilete dhe asgjë më shumë. Ndërkohë që i pandehuri Arjan Troka, i dyshuar se bënte lidhjen mes agjencive dhe shtetasve kosovarë, ka pretenduar se me të pandehurin Zenel Bushala kishte lidhje familjare. Në deklarimet e tij të dhëna para gjykatës ai është shprehur se bisedat e tij në telefon me të nuk do të thonë që janë kryer për akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërsa të pandehurit e tjerë nuk kanë dhënë shpjegime para gjykatës, por kanë kërkuar një masë sigurie më të butë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur të njëjtën masë sigurie për ta, arrest me burg.
14 Maj 2010