Vlerësime të reja pozitive mbi fushatën
Raporti i Koalicionit të OJQ-ve vendore në Prishtinë për monitorimin e javës së dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 15 nëntorit ka veçuar se ka një rënie të përdorimit të gjuhës së ashpër mes kandidatëve dhe partive politike.
Gjithashtu, në raport tërhiqet vëmendja e kandidatëve dhe subjekteve politike se ata vazhdojnë të përdorin fëmijët dhe nxënësit e shkollave nëpër mitingje dhe takime elektorale dhe jo vetëm kaq, por janë përdorur dhe godinat shkollore për tubime politike dhe vendosje të propagandës elektorale.
Raporti përmend raste në Prishtinë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.
Burim Ejupi nga Demokracia në Veprim ka vlerësuar se ajo që është vërejtur qartë në këtë fushatë, për dallim nga fushatat e tjera zgjedhore në Kosovë, është një kundërfushatë e fuqishme që kandidatët e partive bëjnë kundër njeri-tjetrit.
Raporti është i dyti për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 15 nëntorit, fushatë që nga dita në ditë bëhet më e fortë dhe më e ngjeshur. Zgjedhjet e sivjetme komunale organizohen nga autoritetet kosovare.