E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Konfliktet e pronësisë, përgjegjësi e Berishës"

Partia Socialiste reagoi dje pas ngjarës së ndodhur në Orikum të Vlorës. Deputeti i kësaj partie, Saimir Tahiri, tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se gjithçka ndodh për shkak të një konflikti pronësie të krijuar nga një pushtet i ngritur mbi korrupsionin që e ka thelluar, në vend se sa ta zgjidhë problemin, e rëndë të pronës në Shqipëri. "Ngjarja që ka ndodhur sot në Orikum të Vlorës tregon se problemi i pronësisë vazhdon të mbetet peng i korrupsionit dhe paaftësisë së një qeverie që mendon vetëm për interesat e pushtetit të familjes e që udhëhiqet vetëm nga oreksi i familjes në pushtet", tha dje Saimir Tahiri. Ai kërkoi nga Kryeministri që të japë llogari për katandisjen e pronës në plaçkë lufte të pushtetit, për nxitjen e mëtejshme në Shqipëri të konfliktit për pronën mes njerëzve të pafajshëm dhe për vetë konfliktin mes institucioneve që nuk veprojnë në bazë të ligjit, por në bazë të urdhrave e orekseve të pushtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›