E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Ligë, Sunderlandi i Canës arrin fitoren dytë

Autori i Lajmit: Redaksia

Edhe pse Lorik Cana ka munguar për të dytën ndeshje radhazi për shkak të pezullimit, “macet e zeza” nuk janë ndalur dhe kanë marrë mbrëmë fitoren e dytë radhazi në Premier League (një javë më parë mundën Boltonin). Në Stadiumin e Dritave ekipi Sanderlendit mundi dje 3-1 ekipin e Birminghamit. Dy gola në minutat e para të shënuar nga Darren Bent (5 dhe 11) vulosën dominimin e vendasve në pjesën e parë të takimit, ndërsa 45-minutëshi i dytë u shkoi miqve që pas një ore lojë ngushtuan disavantazhin me anë të Cameron Jerome, por fati ishte anën e maceve të zeza”: miqtë rrezikuan disa herë, por nuk arritën që të gjenin golin e barazimit. Ndërkohë. Sanderlendi shënoi përsëri në minutat e fundit me anë të Fraizer Campbell (88). Tre pikë të arta arriti të merrte edhe ekipi i Totenhemit. Gjelat e Londrës kanë fituar 2-1 në fushën e vështirë të Stoke City-t duke “blinduar” kështu vendin e katërt në Premier League. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, por me të filluar pjesa e dytë ish-sulmuesi i Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, u dha avantazhin mysafirëve (46). Ekipi i trajnerit Harry Redknapp u stimulua edhe më shumë pas tre minutash, kur vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Dean Ëhitehead me kartonin e dytë të verdhë (49). Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, ishte Stoke City që arriti të barazojë shifrat me anë të Mattheë Etherington (ishte i saktë nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, 64). Ndërkohë pjesa e mbetur e takimit u dominua nga “gjelat” e Londrës. Këta të fundit nuk pritën shumë për të kaluar në avantazh: kroati Niko Kranjcar, shënoi në minutën 77-të të takimit, pas një asisti perfekt të islandezit, Gudjonsen. Kështu spursat vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e katërt me 55 pikë, katër më shumë se Liverpuli që luan sot në Old Trafford ndaj Mançester United, dhe pesë më shumë se City, që po sot do të udhëtojë drejt Londrës për tu ndeshur me Fulhamin.

Ky lajm është publikuar: 21/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›