Java 24 Superliga, Dinamo një “dhuratë” dhe për Skënderbeun
Autori i Lajmit: Redaksia
Korçë - Skënderbeu arriti një fitore të bujshme 4-3 me Dinamon, pikërisht në përballjen e 100-të historike midis tyre, njëherësh edhe e 7-ta e korçarëve kundrejt 63 të bluve kryeqytetas, në një stadium entuziast dhe të zbukuruar nga fishekzjarrët dhe prania e një numri deputetësh e ministrash. Pas një pjese të parë krejtësisht “studimore” nga të dyja palët, 45 minutat e dyta u “pushtuan” nga rrebeshi i golave, teksa në harkun e 21 minutave u realizuan jo pak, por 7 gola me një mesatare të “çmendur”, 1 gol në çdo tri minuta. Sulmuesi kroat Milain Guerrin çeli i pari serialin e golave, duke realizuar në minutën e 54-t e dyfishuar rezultatin vetëm dy minuta më pas, në të 56. Pas vetëm dy minutash, golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, Elis Bakaj, shkurtoi diferencën në minutën e 58-të nga pika e bardhë. Katër minuta më pas ishte po mesfushori i Kombëtares, ai që vulos në të 62 barazimin e përkohshëm pas një diagonaleje brenda zonës, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave, dy më shumë se Daniel Xhafaj i Besës. Mbrojtësi serb i Dinamos, Marko Putinçanin, i çoi shifrat në 3-2 për miqtë nga kryeqyteti në minutën e 68-të, por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, pasi pas vetëm pesë minutash, zëvendësuesi Erlis Frashëri shënoi golin e barazimit 3-3. Dy minuta më pas, blerja dimërore e korçarëve, Marko Nestoroviç (75) vulosi shifrat 4-3 dhe fitoren e katërt rresht të Skënderbeut në pesë javët e epokës “Red Bull”. Skënderbeu nuk fitonte me Dinamon, qysh nga 10 marsi i vitit 2006, kur skuadra korçare kishte fituar 1-0 në sezonin 2005-2006 (po në Korçë, më 10 mars 2006) me një gol të realizuar nga beratasi Klodian Arbëri (62). Për Skënderbeun, që me një goditje ka lënë pas (për momentin) Vllazninë e Flamurtarin), kjo ishte ndeshja e tretë që arrin të shënojë katër gola në një takim gjatë këtij edicioni. Javën e ardhshme (e 25-ta), Skënderbeu do të luajë në Ersekë me Gramozin në një ndeshje të fortë e pa kompromis, pasi të dyja skuadrat do të luajnë për fatet e tyre në Kategorinë Superiore. Nëse në Korçë, Skënderbeu fitoi 4-1, në ndeshjen e zhvilluar në Ersekë, humbi 2-0. Dinamo pësoi humbjen e tretë në kampionat, dhe që çuditërisht në të tria ka pësuar shumë gola, 11 gola: Shkumbini-Dinamo (4-0), Apolonia-Dinamo (3-0) dhe Skënderbeu-Dinamo (4-3). Gjithsesi, blutë, me diferencën prej +17 pikësh nga Besa e vendit të dytë, kur duhen edhe 9 javë nga përfundimi i sezonit, vetëm matematika i ndan nga fitimi zyrtar i titullit të 18-të kampion, e që përkon me titullin e tretë nën “komandën” e presidentit Besnik Sulaj dhe në 60-vjetorin e themelimit të klubit.
Teuta-Gramozi 0-2
Gramozi falë dy golave në pjesën e dytë, i pari i realizuar nga sulmuesi brazilian Marko Dos Santos (53) dhe, i dyti i shënuar nga mesfushori boshnjak Semir Haxhibuliç (71), triumfoi 2-0 ndaj Teutës në përballjen e “Niko Dovanës”, në një takim që foli krejtësisht për formacionin kolonjar. Nuk mund të flitet për një “dhuratë rutinë” të skuadrës së Yllit Shehut, pavarësisht se vetëm tri ditë më parë Teuta u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Gramozin, pas dy barazimeve: 1-1 (në Elbasan) dhe 0-0 (në Durrës). Interesant është një statistikë në tri përballjet e vetme midis këtyre dy skuadrave: të gjitha takimet kanë përfunduar me rezultatin 2-0. Gramozi fitoi dy takime 2-0 (në fazën e parë dhe të tretë) dhe Teuta fitoi po 2-0 në fazën e dytë.
Apolonia-Shkumbini 0-0
Apolonia dhe Shkumbini ndanë nga një pikë në “Loni Papuçiu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Parë. Ky ishte dhe barazimi i 6-të midis dy skuadrave në 27 takime midis tyre. Edhe barazimi i fundit midis tyre, ishte po një 0-0, i fiksuar para gati 7 vjetësh (12 prill 2003), po në “Loni Papuçiu”. Në fazën e parë të këtij edicioni, Apolonia fitoi 1-0 në Fier, ndërsa në të dytën Shkumbini fitoi 3-0 në Peqin, në një ndeshje të përfolur nga drejtuesit fierakë, ku akuzat ranë mbi ish-futbollistin e përjashtuar, shkodranin Albert Kaçi. Me pikën e marrë në transfertën e Fierit, Shkumbini, i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës, vazhdon ta ruajë vendin e pestë, 32 pikë, ndërkohë që skuadra fierake, 31 pikë, tashmë e gjashta, la pas Teutën (po 31 pikë).
Kategoria I
Është luajtur java e 22-të e kategorisë së parë, e cila ka dhënë mjaft rezultate surprizë. Ndryshe nga superliga, kjo kategori po prodhon emocione, luftë të fortë sportive dhe enigma të pafund, përjashto Bylisin, që e ka “pronësuar” që nga fillimi i garës vendin e parë. Në kuadrin e kësaj jave, në këtë kategori, binte në sy ndeshja Kamza-Partizani, njëlloj derbi mes këtyre dy skuadrave. 90 minuta plot emocione, të përcjella nga rreth 5 mijë tifozë në Kamëz, e cila i ka ndarë skuadrat me nga një pikë, falë barazimit 1-1. Të parët kanë kaluar në epërsi vendasit, e drejtuar nga ish-portieri legjendë i Partizanit, Perlat Musta, me anë të durrsakut Edlir Tetova, në fund të pjesës së parë. Me nisjen e pjesës së dytë ka barazuar Partizani, me anë të mbrojtësit Sheta. 45 minutat e dyta kanë folur për të kuqtë, që kanë rrezikuar disa herë portën e Osmanit, por nuk kanë realizuar dot, sa për meritë të “gardianit” të Kamzës, aq edhe për nxitim dhe mospërqendrim të sulmuesve të kuq. Në këtë mënyrë, kjo ndeshje, e pritur me mjaft interes, është mbyllur në barazim 1-1, duke mos i kënaqur të dyja palët, pasi një pikë sikur nuk i bën punë asnjërës, po të kemi parasysh faktin se rivalët e tjerë, që mëtojnë superligën, kanë fituar. Bylisi, i pandalshëm në këtë kampionat, ka mundur 4-1 Bilisht Sportin, në Ballsh, Lushnja ka triumfuar pa shumë vështirësi, 3-0, ndaj Memaliajt në “Roza Haxhiu“, ndërsa Elbasani ka dalë me një barazim të bardhë 0-0 nga transferta e vështirë e Velipojës, me Adën vendase. Goleadë ka realizuar Turbina e Cërrikut, në ndeshjen që luajti në shtëpi me Gramshin. Fitorja 5-0 tregon supermacinë e cërrikasve në këtë ndeshje, aq sa ka “korrur” edhe Luftëtarin në sfidën e luajtur në Gjirokastër, ndaj Sopotit. Fitore minimale 1-0, por që ka vlerën e 3 pikëve, ka marrë Besëlidhja në shtëpi ndaj Skraparit, ndërkohë që të hënën do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, pikërisht në Korçë, mes Pogradecit dhe Burrelit.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010