Siguria ne bankat e nivelit te dyte ne Tirane

Në përfundim të raportit rekomandohet që bankat të kenë dy roja, njëri jashtë dhe tjetri brenda ambjenteve.
Kërkohet që rojat të jenë të pajisur me armë zjarri dhe jo me armë neuroparalizuese.
Gjithashtu, kërkohet që të rishikohet cilësia e imazheve të përftuara nga kamerat, të cilat të zëvendësohen me kamera të sigurta dhe bashkëkohore.
Raporti përsa i përket rritjes së sigurisë rekomandon edhe montimi i sinjaleve të alarmit lehtësisht të përdorshme, të cilat duhet të jenë të lidhura me komisariatet me të afërta
Mbylljen dhe hapjen e telekomanduar të dyerve kryesore të filialeve bankare si dhe sigurimin e shumave financiar.
Raporti pritet të jetë baza për ekspertët e Ministrisë së Brendshme, gjatë rishikimit të ligjit të vitit 1993 që rregullonte sigurinë në banka.
Të hënën në 16 prill pritet një përballje mes përfaqësuesve të bankave, shërbimeve të ruajtjes dhe sigurisë fizike dhe policisë së shtetit lidhur me sigurinë dhe ndryshimet në projektligj.
Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Biznes Albania, do të marrin pjesë edhe ekspertë të sigurisë të huaj dhe vendas.
Pikat kryesore janë ato të armëve për rojet e bankave, vendosja e skanerave për armë dhe xhamave antiplumb.
Bankat kundërshtojnë armatosjen e rojeve me armë automatike për shkak të imazhit që përcjellin tek klientët dhe zgjidhja duket drejt përdorimit të tyre të armëve të vogla dhe të maskuesshme.
Në Shqipëri veprojnë mbi 700 SHRSF, me rreth 15 mijë punonjës, ose 4 mijë më shumë se krejt Policia e Shtetit.
Ditën e hënë në 16 prill është paralajmëruar mbledhja e grupit të punës në Ministrinë e Brendshme për një projektigj të ri për rritjen e masave të sigurisë në bankat e nivelit të dytë.