Vrasja ne Shkup reagon Ministria e Jashtme dhe LSI
Në reagimin e saj Ministria e Jashtmë u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.
Ndërkohë nisur nga situata e krijuar pas kësaj ngjarje në Shkup, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.
Gjithashtu, për një ngjarje të tillë, e cila ka tronditur Shkupin reagoi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama e cilësoi aktin e vrasjes së pesë personave, si një vepër kriminale.
“Maqedonia ka nevojë për stabilitet. U bëjmë thirrje autoriteteve të zbardhin të vërtetën dhe të ndëshkohen autorët e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Rama, gjatë deklaratës së tij për shtyp.