BE: Zyrtarët e korruptuar t'i shohim në burg
Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Berisha në kancelaritë perëndimore, se qeveria e tij ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, Komisioni Evropian kërkon rezultate konkrete.
Përgjegjësi për Shqipërinë në Komisionin Evropian, Dirk Lange, tha dje në një prononcim për mediat në Bruksel se, ajo që kërkon të shohë ky komision është pikërisht futja në burg e të gjithë zyrtarëve të korruptuar. "Ne duam të shikojmë kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në burgje", thotë Lange dhe thekson se, kjo është ajo çka duhet të jetë rezultati i strategjive. "Shumë gjëra mbeten për të bërë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne dimë që ekziston një draft që duhet miratuar dhe ne presim miratimin. Të zbatohet dhe strategjia kundër korrupsionit, në mënyrë që të ketë përmirësime", ka pohuar Lange. Ai ka shtuar më tej se, Komisioni Evropian dëshiron t'i shohë shkelësit e ligjit në burg dhe ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës së Lartë. "Kur flasim për korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të shohim nëse ka kriminelë të arrestuar, nëse ata janë dërguar në burgje. Gjithashtu, Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë të Lartë sa më shpejt të jetë e mundur. Parlamenti ka një rol në këtë çështje dhe duhet ta bëjë", tha ai. Deklarata e djeshme e zyrtarit të lartë të Komisionit Evropian, është e dyta brenda pak ditësh lidhur me vendet e mbetura vakant në Gjykatën e Lartë. Më 26 qershor, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren tonë të Integrimit, Majlinda Bregu, Dirk Lange u shpreh se, qeveria shqiptare duhet të miratojë sa më shpejt pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe garantimin e institucioneve gjyqësore të pavarura. Shefi i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën pranë Komisionit Evropian, Dirk Lange, deklaroi për mediat se, po e ndjekin nga afër këtë proces pas rrëzimit në Kuvend të 5 dekreteve të Presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë. "Shqetësimi im fillestar është që Shqipëria të ketë një Gjykatë të Lartë funksionale dhe për këtë pesë gjyqtarët duhet të emërohen sa më shpejt të jetë e mundur. Parlamenti ka një rol për të luajtur në këtë çështje dhe duhet ta luajë, por duhet të vijë sa më shpejt në një përfundim", u shpreh Lange. Një kusht i tillë është vendosur edhe në rezolutën përfundimtare të përbashkët mes parlamentit evropian dhe shqiptar.