E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soni Malaj - Me Florin, jemi vetëm miq

GOSSIP PANORAMA 

Mbrëmë mes  miqsh, Soni Malaj ka promovuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri me titull "Me faj, pa faj". Vajza sharmante e ish-grupit "Spirit Voice", gjeti disa momente për të na rrëfyer të gjitha prapaskenat e realizimit të videoklipit, madje ajo ka pohuar për herë të parë edhe raportet e saj me Florian Mumajesin. Soni Malaj pranon se mes saj dhe djaloshit që i kishte rrëmbyer zemrën për më shumë se 1 vit e gjysmë, nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen bashkëpunimet, të cilat deri tani kanë qenë të suksesshme. Ajo ka theksuar se ata kanë mbetur dy miq të mirë, kjo për faktin se janë artistë, miqësia do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen. Ndërkohë që në festën e promovimit ka pasur shumë miq të afërt të Sonit, të cilët e kanë uruar atë për këngën, por kanë munguar edhe shumë të tjerë, që sipas këngëtares, kjo ka ndodhur për faktin se një pjesë e tyre kanë qenë nëpër koncerte dhe një pjesë duke pushuar jashtë vendit.
Jeni kthyer sërish me një këngë dhe videoklip të ri, ç'mund të na thoni për të?
Në fakt, është një këngë ndryshe nga të tjerat që kam kënduar deri tani, është ritmike, por edhe melodioze, çka edhe më bën të veçantë, nga baladat apo këngët e tjera më ritmike që kam kënduar.
Ku është realizuar vidoeklipi i këngës "Me faj, pa faj"
Ashtu si edhe herët e tjera, ky videoklip i është besuar regjisorit të njohur maqedonas princ Aleksandër, me të cilin kam punuar për disa vjet radhazi. Ai ka menduar deri në detaje të gjithë videoklipin dhe në momentin kur gjithçka ishte gati për të startuar xhirimet kam udhëtuar drejt Maqedonisë për të finalizuar gjithë punën.
Kush u kujdes për look-un tënd?
Roza, gruaja e regjisorit princ Aleksandër, e cila duke qenë edhe më afër konceptimit që i ishte bërë videoklipit, kishte menduar deri në detaje të gjitha veshjet dhe grimin që duhet të zgjidhja për këtë videoklip.
Sa kanë zgjatur regjistrimet dhe a ka ndonjë moment pikant?
Në fakt, në momentin që unë kam shkuar në Maqedoni, që ditën e nesërme kemi filluar xhirimet e videoklipit, pasi të gjitha ishin vendosur në vijë nga regjisori dhe puna mbaroi brenda një dite. Sigurisht që nga ky videoklip mund të kujtoj shumë momente, por një nga më të këndshmit, ishte kur mua më duhej të zbrisja dhe ngjitesha nga skena, e cila ishte 3 metra e lartë dhe kjo situatë shkaktonte edhe të qeshura mes stafit.  
Po për aktorin mbështetës në klip, a kishit gisht në zgjedhje?
Zakonisht preferoj që të konsultohem me partnerët, që do të marrin pjesë në videoklipet e mia, por duke qenë së kam besim te Aleksandër, nuk e kam bërë. Aktori Vasil Zafirchev, ishte zgjedhja e regjisorit dhe unë i besova asaj ende pa e parë, kështu që kam mbetur shumë e kënaqur, kjo edhe për faktin se ai është një aktor mjaft i zoti dhe i pëlqyer në Maqedoni.
Cilët janë autorët e këngës?
Kënga "Me faj, pa faj" ka për autor kompozitorin Florian Mumajesi, ndërsa tekstin e ka shkruar Big Basta dhe videoklipi është një produksion i "Supersonic Production". Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë videoklip ka pasur edhe aktori kryesor, që është Vasil Zafirchev, bashkëshorti i kompozitores së njohur Kaliopi, i cili renditet ndër aktorët më të mirë në Maqedoni.
Si janë marrëdhëniet tuaja me Florin?
Jam vërtet shumë e lodhur nga thashethemet mediatike, në lidhje me jetën time private. Fundja ne jemi artistë, ndaj bashkëpunimet do të vijojnë, pra mes meje dhe Florit do të ketë sërish bashkëpunime edhe në të ardhmen, si dhe do të vazhdojmë të mbetemi sërish miq.

Marisa Miller feston  30-vjetorin nudo

Modelja e njohur amerikane Marisa Miller ka festuar në një mënyrë krejt të veçantë ditëlindjen e saj. Bukuroshja simbol e Victoria's Secret, ka kremtuar 30-vjetorin e saj duke pozuar gjithashtu edhe për revistën e njohur amerikanë GQ. Bionde, me një fizik i hajthshëm, linja perfekte dhe fytyrë që rrezaton imazhin e modeles më të kërkuar të momentit. Ajo kujton shumë kohë më parë momentet kur iu desh të pozonte nudo për herë të parë para aparatit fotografik dhe tani qesh me veten, duke theksuar se kjo ishte arsyeja që zgjodhi për të festuar një përvjetor krejt ndryshe. Kjo ndoshta për t'u treguar rivaleve të saj, se vijon të ketë të njëjtin ritëm dhe sukses në pasarela.

Valeria Marini Jep leksione Intime

E kujt do t'i kishte shkuar në mend, që një 19-vjeçar që do të bëhej i famshmi Jovanotti do të ishte dashuria e parë e Valeri Marinit. Këtë fakt e ka pohuar për herë të parë një nga ikonat e bukurisë italiane në rrëfimet e saj të fundit.  Një libër, i cili sapo është hedhur në treg dhe titullohet "Lezioni Intime" dhe mban firmën e Valeria Marinit. Ajo tregon gjithashtu, se nuk ka mundur të realizojë ëndrrën e saj, atë të të qenit një nënë, dashuritë e saj më të mëdha që i kanë ndryshuar jetën, i kanë dhënë momente gëzimi dhe hidhërimi, si dhe të gjitha hapat që ka ndjekur derisa u bë një yll i vërtetë i ekranit. Një rrëfim që për momentin mbetet një ndër më të lexuarit në Itali.

Adrian Gaxha "Eurovisioni, kulmi i karrierës”

Edhe pse nuk mundi që të futet në finale, këngëtari shkupjan, Adrian Gaxha, ka thënë në një intervistë se, kulmi i karrierës së tij ishte pikërisht marrja pjesë në edicionin e sivjetshëm të "Eurovision"-it. "Normalisht pjesëmarrja ime në këtë festival ishte njëra prej arritjeve më të mëdha në karrierën muzikore", ka thënë Gaxha. Ndërkohë ai ka paralajmëruar gjithashtu edhe hedhjen në tregun muzikor së afërmi të albumit të tij më të ri. Ardhjet e shumta të tij në Tiranë shpesh janë përfolur mbi një lidhje dashurore, me një nga vajzat e njohura të ekranit, fakt të cilin këngëtari e ka mohuar. Por pas kësaj ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke theksuar se, mes tyre ka vetëm një miqësi të mirë dhe asgjë tjetër.

Misioni i Zanfinës - Një organizatë në mbrojtje të kafshëve

Zanfina Ismajli është një ndër artistet që ka pasione krejt të veçanta. Ajo ka deklaruar se i do fort kafshët dhe tregon një kujdes të veçantë për to. Këngëtarja flet gjithmonë me pasion për dashurinë e saj ndaj qenit Aksi. "Në një të ardhme do të kisha shumë dëshirë të punoja për organizatën PETA, e cila lufton për të drejtat e kafshëve në botë. Do të doja shumë që pas disa vjetësh të marr një iniciativë për të hapur një organizatë të tillë edhe në Kosovë, sepse njerëzit këtu duhet të fillojnë të kujdesen më shumë për kafshët", shprehu dëshirën e saj këngëtarja Ismajli. Në fakt lirshmëria e këngëtares në lidhje me marrëdhëniet e saj me kafshët ka qenë shpesh aq i diskutueshëm, sa para pak kohësh, kur e pyetën se cila ishte dashuria e jetës së saj, ajo përmendi emrin e qenit të saj, fakt që i la të gjithë pa gojë. Megjithatë Zanfina përveçse po tregohet shumë e ndjeshme ndaj kafshëve me pellush dhe do që të hapë një shoqatë në mbrojtje të kafshëve, nuk heq dorë nga lëkura e tyre. Ndryshe nga artistët e tjerë amerikanë që janë shprehur pro mbrojtjes së kafshëve dhe shfrytëzimit të tyre për veshje, këngëtarja kosovare përdor gëzofin e tyre për t'u veshur. Duke iu referuar një pjesë të gardërobës së saj duke qartë se ajo preferon lëkurën. Ndoshta pas kësaj deklarate, Zanfina do të heqë dorë përfundimisht nga përdorimi i gëzofit të kafshëve për veshjet e saj.
Pushimet dhe muzika
Para pak ditësh teksa i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për provimet e diplomimit, Zanfina ka udhëtuar për të parin koncert në Ulqin. Por duket se ndryshe nga vitet e tjera, ajo sivjet do të fokusohet më shumë te pushimet sesa puna e saj. E ftuar në një emision, këngëtarja ka pranuar se do të shfrytëzojë të gjitha udhëtimet e koncertet për të pushuar, ndërkohë që nuk të marrë asnjë iniciativë tjetër për të realizuar ndonjë këngë apo videoklip të ri. Sipas saj, të gjitha këto projekte ajo i ka parashikuar për në shtator. "Nga rrafshi profesional jam duke menduar të realizoj një këngë, punën rreth së cilës do e filloj shumë shpejt. Megjithatë projekte më serioze priten të realizohen nga shtatori e tutje", është shprehur këngëtarja. Për një kohë të gjatë që nga fillimi i muajit qershor Zanfina pothuajse u ngujua në shtëpi, duke lënë çdo aktivitet muzikor për shkak të provimeve. Kjo bëri që fansat e saj të dyshonin, por pas kësaj, të afërmit e këngëtares nxorën në dritë gjithë të vërtetën. "Zanfina nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj", ka thënë një burim pranë këngëtares. Pritet që Zanfina gjatë stinës së nxehtë të udhëtojë në disa qytete bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për fansat e saj dhe pas kësaj motra e dytë e familjes Ismaili do të hedhë në treg albumin më të fundit.

Kidman më në fund bëhet mama

Nicole Kidman më në fund bëhet mama. Lajmi e ka gëzuar shumë aktoren 41-vjeçare, e cila në orët e para të mëngjesit të së hënës solli në jetë një vajzë. Përkrah saj ka qenë edhe bashkëshorti Keith Urban, i cili shumë i gëzuar ka deklaruar për mediat se, Kidman gëzon shëndet të plotë dhe vajzën e kanë quajtur Sunday Rose. Kjo është fëmija i parë biologjik i aktores, pas dy të tjerëve që ka pasur të birësuar gjatë martesës me aktorin Tom Cruise. Ndërkaq aktorja ka theksuar se, ka qenë prej ditësh në shtrat duke dëgjuar muzikë, derisa ka sjellë në jetën vajzën e saj, e cila ka qenë vërtet një nga gjërat më të bukura që ka bërë në jetën e saj, kjo për faktin se gjithmonë ka dëshiruar një fëmijë të sajin biologjik.

Richie "Nuk kam bërë sherr"

Vajza e Lionel Richie ka qenë pjesë e një agresioni të egër në një hotel në Las Vegas, prandaj policia e ka nxjerrë atë me dhunë. Ky është lajmi që ka dhënë mëngjesin e djeshëm media, ndërkohë që Nicole ka thënë të kundërtën. Nicole Richie ka refuzuar të ketë qenë pjese një zënke në një hotel në Las Vegas. Raportet e shumta në gazeta sipas saj, kishin spekuluar se 26-vjeçarja ishte nxjerrë jashtë nga hoteli dhe kazinoja, "Hard Rock", e Vegasit, si pasojë e një zënke me një grua të panjohur për një taksi, pasi Richie kishte kaluar fundjavën në "Qytetin e mëkatit". Sipas zëdhënëses së Richie, ajo ka qenë në Las Vegas, por nuk ka ndodhur asgjë e ngjashme me atë që thuhet në media".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›