Investitorët nga Dubai, 1 miliard dollarë për turizmin
Grupi OMNIX, në përbërje të të cilit janë investitorë nga Dubai dhe Katari, kanë paraqitur dje para Kryeministrit Berisha projektin e përfunduar në fushën e turizmit, për ndërtimin e një kompleksi turistik në gjirin e Lalsit.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, ky investim, i cili parashikohet të përfundojë brenda katër viteve, ka një vlerë prej 1 miliard dollarësh. "Investimi me vlerë rreth 1 miliard dollarë, i parashikuar për t'u përfunduar në 4 vjet, konsiston në ndërtimin e një rezidence turistike, akuapark-marine, qendrës relaksuese dhe kuruese, si dhe të një qendre trajnimi për konferencat si dhe të shkollës së turizmit. Ky projekt e parashikon këtë zonë si një qytezë bregdetare me të gjitha llojet e infrastrukturës, duke përfshirë hotele, kinema, qendra argëtimi, kurimi etj.", thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. Nga ana e tij, duke e vlerësuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, Kryeministri Berisha përgëzoi grupin nga Dubai dhe i garantoi ata se strukturat qeveritare do të mbështesin ndërtimin e këtij projekti, duke i siguruar investitorëve të gjitha lehtësitë e nevojshme. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë gjermane APENSA AG, të kryesuar nga Fritz Schaff, të cilët prezantuan projektin për ndërtimin e një impianti të nxjerrjes, përpunimit dhe ambalazhimit të ujit të pijshëm për konsum vendi dhe eksport, si dhe të një porti kontenjerësh në zonën e Bunecit, investime të cilat arrijnë vlerën 400 milionë euro.