Rishikimi i tapive, miratohet ligji
Opozita voton kundër ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë, duke deklaruar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta ankimuar.
BLEDAR HOTI
Votimi i mbrëmshëm për rishikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, ka shkaktuar kontestimet e ashpra të opozitës së majtë në Parlament, duke deklaruar se një votim i tillë do të sjellë rrëzimin e konsensusit të ligjit 7501 të votuar në vitin 1991. Me 71 vota pro, 30 kundër dhe pesë abstenime, maxhoranca i dha votat për verifikimin e titujve të pronësisë, një proces i cili do të zgjasë për tre vjet nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. Ndër votat abstenuese të bie në sy ajo e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, tre deputetëve të PBDNJ-së, Dule, Peçi dhe Solis, si dhe të pavarurit Durim Lamaj. Pjesa tjetër e opozitës ka votuar kundër nismës së qeverisë, e cila qëndronte prej mëse pesë muajsh nëpër komisione dhe pa u votuar. Opozita e ka cilësuar si një turp të madh miratimin e këtij projektligji. "Ju me këtë ligj që po miratoni po krijoni një komision të dytë Shaban Memia, ku prefekti, zyrtari i qeverisë do të shpërndajë apo do të heqë titujt e pronësisë", deklaroi socialisti Leskaj pas votimit të ligjit. Kryetarja e grupit të PS-së, Leskaj, bëri të ditur se opozita do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi. Ndërkohë që edhe pse nuk ishte prezent e gjithë maxhoranca, republikanët nuk kanë kontestuar projektin e rishikuar, duke votuar pro. Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe, ka deklaruar se me miratimin e këtij ligji PD-ja po prish konsensusin madhor të arritur në vitin 1991 për ligjin 7501 "Për tokën". "Ky proces, që ju ia lini prefektin, hap një mundësi të madhe korruptimi, fshatarët kthehen në klientë të ish-ndërmarrjeve bujqësore, kur deri dje ishin pronarë. Me përcaktimin në nenin 18, ju ia lini për tre vjet tokën në përdorim, e pas këtij afati ju do ia merrni pronarëve tokën e fituar mbi bazën e ligjit 7501", deklaroi Braçe. Ndërsa ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka deklaruar se "opozita abuzon me këtë qëndrim, pasi ligji bën fjalë për ata persona që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga ndarja e tokës bujqësore". Sipas tij, e gjithë kjo procedurë përfundon në dyert e gjykatave, ku është pushteti gjyqësor, që thotë fjalën e fundit mbi vendimet që do të merren. Nisma e miratuar mbrëmë parashikon ngritjen e komisioneve të tokave në 12 qarqe, që do të kryesohen nga prefekti, ku brenda tre vitesh do të verifikohet mënyra e dhënies së titujve të pronësisë ndër 18 vite.
nenet kryesore te ligjit
Neni 9
Vendimet të KV-së për tituj të pronësie të kundërligjshme
1-Kur gjatë verifikimit të dokumentacionit konstatohet se titulli i pronësisë mbi tokën bujqësore është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 të kreut të parë të këtij ligji, dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe e shfrytëzon tokën bujqësore, faktikisht, KV-ja merr vendim:
a) për pavlefshmëri të titullit të pronësisë, kur "akti i marrjes së tokës në pronësi është lëshuar" mbi:
i) tokat bujqësore të ish-NB-ve, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit nr. 8503 "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore";
ii) tokat bujqësore të ish-kooperative bujqësore, që shtrihen në zonën e zhvillimit me përparësi turizmin, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore, që me vendime të organeve kompetente kanë kaluar në zërin kadastral "tokë urbane" (truall) dhe përfshihen brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;
iii) çdo sipërfaqe të përcaktuar në pikën 2, të nenit 2 të këtij ligji;
iv) çdo sipërfaqe toke për të cilën Agjencia e Pronave dhe zyrat rajonale të saj u kanë konfirmuar njohjen e pronësisë dhe të drejtën e kompensimit fizik subjekteve të shpronësuara;
v) çdo sipërfaqe toke në të cilën preken interesa të ligjshme të personave të tretë dhe/ose ekzistojnë konflikte mbi të.
b) për ofrimin e mbajtjes së titullit të pronësisë mbi tokën dhe ligjërimin e tij, për një sipërfaqe toke deri në 10% mbi normën e tokës për frymë të fshatit. Përjashtohen sipërfaqet e tokave bujqësore të përcaktuara në shkronjën "a" të pikës 1, të këtij neni.
Ligjërimi i titullit të pronësisë bëhet kundrejt detyrimit për të paguar masën e plotë të vlerës, të llogaritur me çmimet sipas hartës së vlerës së tokës të AKKP-së, bazuar në metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, miratuar me vendim të Kuvendit. Në këtë rast, KV-ja merr vendim për pajisjen e tij me dokumentacion të ri ligjor. Vendimi i dërgohet SAMT në qark brenda 10 ditëve, i cili përpilon aktin e marrjes së tokës në pronësi brenda 30 ditëve nga dita e mbërritjes të këtij vendimi.
2. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë së krijuar në mënyrë të kundërligjshme refuzon ligjërimin e këtij titulli sipas shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, brenda 30 ditëve, KV-ja merr vendim për pavlefshmëri e titullit të pronësisë. Kundër personit ë vazhdon mbajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore forcërisht zbatohen sanksionet e parashikuara në kreun III të këtij ligji.