Kushtetuta, në Kushtetuese
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës depozitoi dje në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të KQZ-së.
Aristir Lumezi
Hartues i kërkesës është grupi nismëtar për zhvillimin e referendumit i përbërë nga figura të shquara të shoqërisë civile dhe politikës. "Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos marrë në shqyrtim kërkesën për fillimin e procedurave për një referendum të përgjithshëm, cenon të drejtën kushtetuese për një proces të rregullt ligjor me qëllim mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm", thuhet në kërkesën e Komitetit. Sipas tij, "KQZ-ja duhet të zbatonte nenin 127 të ligjit, duke dhënë fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve kundrejt pagesës". Vetëm pas mbledhjes së nënshkrimeve nga jo më pak se 50.000 zgjedhësish të regjistruar, KQZ-ja mund të shqyrtonte rregullshmërinë e kërkesës. Me vendimin e dhënë, KQZ mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese", shprehet grupi nismëtar. "KQZ ka shkelur rëndë procedurat ligjore të përcaktuara në nenin 126, 127 e vijues të Kodit Zgjedhor duke mos pranuar për shqyrtim kërkesën tonë. Komiteti shprehet se i vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetutshmërinë e një referendumi është Gjykata Kushtetuese. Po dje, Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës i ka dërguar një letër presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, komisionarit për Zgjerimin e BE-së, Olli Rehn ku shprehet shqetësimi për rrezikimin e demokracisë liberale në Shqipëri pas amendamenteve të 21 prillit. "Kushtetuta detyron organizimin e një referendumi kur këtë e kërkojnë të paktën 50 mijë qytetarë. Ata janë shumë më tepër dhe prandaj, në respekt të Kushtetutës, ligjit, lirisë dhe demokracisë duhet të lejohen të shkojnë në referendum ku do të votohen amendimet e Kushtetutës të realizuara më 21 prill me anë të ligjit nr. 9904", shprehet komiteti në letrën drejtuar dy personaliteteve evropiane.
Berisha: Bum ekonomik nga ‘07 në ‘08
Kryeministri Berisha tha dje në grupin parlamentar të PD-së, se nga gjashtëmujori i parë i vitit 2007 në të njëjtën periudhë të vitit 2008, Shqipëria është duke përjetuar një bum ekonomik. Sipas kreut të qeverisë, numri i bizneseve të regjistruara në 6-mujorin e parë të 2008-ës është 13.533 biznese të reja, kundrejt 6608 bizneseve të regjistruara në 6-mujorin e parë të vitit 2007. Ndërkohë, sipas tij, eksportet "Made in Albania" janë rritur me 41 për qind, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar, ndërsa importet janë rritur me 13 për qind.
Rama: Berisha, ulu me minatorët
Kryetari i PS-së Edi Rama i kërkoi kryeministrit Berisha të ulet me minatorët grevistë. "Refuzimi për t'i takuar dhe mohimi i të drejtës së dialogut përbëjnë një mohim të turpshëm të ekzistencës së këtyre njerëzve, qytetarë e prindër në vështirësi ekstreme, të cilëve politika në pushtet u ka mbyllur çdo rrugë për të dalë nga situata tragjike ku ndodhen", tha Rama. Kreu socialist i kërkoi qeverisë të marrë masa që të ndalohet shpërdorimi kriminal i pasurive minerare të vendit.