E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen ndryshimet për Akademinë

Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave do të zgjidhen në bazë të disa kritereve të përcaktuara në amendimin që i është bërë ligjit 

"Për Akademinë e Shkencave", i miratuar mbrëmë në Kuvend. Sipas ligjit, "anëtarët e rregullt të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve të shquar, me titull 'Profesor', që kanë ose kanë pasur kombësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve origjinale, veprave përgjithësuese, me një nivel të lartë shkencor, kanë zgjidhur teorikisht dhe praktikisht, probleme të një rëndësie të veçantë në fushën e shkencës, të ekonomisë, artit dhe kulturës, si dhe kanë dhënë ndihmesë në formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›