E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE "bekon" Unionin Mesdhetar

Liderët e Bashkimit Evropi
an i dhanë bekimin të
premten propozimit
francez për një Union Mesdhetar
që do të përforcojë lidhjet
e bllokut me fqinjët jugorë
të tij. Por, plani i prezantuar nga
Presidenti francez Nikolas
Sarkozi dhe kancelarja gjermane,
Angela Merkel, në
Samitin e BE-së në Bruksel, ishte
një version i zbehtë i projektit
të madh të propozuar fillimisht
nga Parisi. "Këshilli evropian
miratoi në parim Unionin
Mesdhetar, i cili do të përfshijë
vendet anëtare të BE-së dhe
shtetet që lagen nga Mesdheu
jashtë bllokut, si edhe do të jetë
një avancim i procesit të Barcelonës",
thuhej në draftin e siguruar
nga agjencia e lajmeve "Reuters".
Liderët e Bashkimit
Evropian do të ftojnë ndërkohë
Komisionin Evropian të propozojë
një marrëveshje më të detajuar
për të lançuar Unionin e
ri në Samitin e Parisit, më 13
korrik, pas disa muajsh rezistencë
të Berlinit. Kjo rezistencë
detyroi Parisin të rishikonte
propozimin dhe tashmë konceptimi
është tkurrur nga një
forum ndërkombëtar që
grupon vetëm vendet që lagen
nga Mesdheu në një samit të
rregullt mes BE-së dhe vendeve
mesdhetare, me një presidencë
të përbashkët dhe një sekretariat
të vogël. Merkel pretendon
se plani origjinal do të ndante
BE-në dhe do të bënte që fondet
e përbashkëta të devijonin në
favor të pak vendeve anëtare
dhe ish-kolonive të tyre. Por,
Sarkozi tha në një konferencë
për shtyp: "Asnjëherë nuk kam
pasur ndër mend të përjashtoja
ndonjë shtet të BE-së. Asnjëherë
nuk e kam konsideruar
këtë Union Mesdhetar si një rival
të BE-së". Ai pranon gjithsesi
se negociatat kanë qenë të
vështira, por insiston se marrëdhëniet
me Merkelin nuk
janë dëmtuar aspak mbi këtë
çështje dhe vazhdojnë të jenë të
shkëlqyera. E ndërsa askush
nuk i ka vënë veton planit për
bashkëpunim më të ngushtë
me vende të Mesdheut, disa
liderë kanë rrudhur buzët. Kancelari
austriak, Alfred Gusenbauer,
thotë se ideja nuk sjell
asnjë dëm, por shton se është e
rëndësishme për BE-në që kjo
të mos jetë një "festë" speciale
për disa nga vendet anëtare. Në
praktikë, Unioni Mesdhetar do
të jetë diçka më shumë se sa një
"ombrellë" e re politike e Partnershipit
ekzistues euro-mesdhetar,
të lançuar në 1995-ën në
Barcelonë. Ky proces bashkëpunimi
tregtar, kulturor dhe
politik, ka arritur rezultate zhgënjyese
pjesërisht për shkak
të konfliktit izraelito-palestinez,
por edhe sepse pjesa më e madhe
e shteteve partnere të Mesdheut
kanë qeveri të zymta, autoritare
dhe të paafta për të absorbuar
fondet e BE-së. Progresi
drejt qëllimit fillestar për një
zonë të lirë tregtare euro-mesdhetare
deri në 2010-ën ka qenë i
mangët. Gjatë viteve, fokusi ka
devijuar nga dhënia e mbështetjes
shumëpalëshe për procesin
e paqes izraelito-palestineze,
në luftën kundër terrorizmit
dhe emigracionit të paligjshëm.
Me insistimin e Gjermanisë nuk
do të ketë fonde të tjera të BEsë,
përveç atyre të akorduara
më herët për procesin e Barcelonës.
Diplomatët francezë
thonë se ata shpresojnë që
Samiti i Parisit do të lançojë një
numër projektesh të reja, si ai i
pastrimit të detit të ndotur Mesdhe
dhe përpjekjeve të përbashkëta
për të luftuar ndryshimet
klimaterike dhe zjarret
në pyje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›