E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ‘djeg’ skanerin e trupit

 

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë rezolutën, që kërkonte përdorimin e sistemeve të rrezeve X për pasagjerët në aeroportet evropiane. Eurodeputetët kanë kërkuar vlerësime të mëtejshme të këtij sistemi, për të ditur se përveç shkeljes së privatësisë për të cilën janë hapur mjaft polemika, të ketë siguri dhe vlerësime të sakta, se ky sistem nuk do të ketë ndonjë ndikim në anën shëndetësore të njerëzve. Verifikimi për këtë duhet të mbyllet brenda tre muajve dhe më pas Parlamenti Evropian duhet të votojë përsëri. Vendimi për shtyrjen e këtij procesi është shtyrë me 361 vota pro, 181 abstenim dhe vetëm 16 kundër. Tashmë do të duhet një komision për të vlerësuar nëse skanerët e trupit do të instalohen nëpër aeroportet evropiane, për të kontrolluar karakteristikat teknike dhe efektet mbi pasagjerët, që i nënshtrohen rrezeve x. Masa është marrë në kuadër të rritjes së sigurisë nëpër aeroporte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›