Petro Koçi: “Të formohet një qeveri teknike”
Kryetari i Partisë PS 91 dhe njëkohësisht deputeti i grupit parlamentar “E majta për integrim”, Petro Koçi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha dhe formimin e një qeverie të re teknike. “Pas vrasjeve në Gërdec, pas vrasjes së dinjitetit të shtetit nga gangsteri Fazlliç, pas tragjedisë së Butrintit opozita ka të drejtën e plotë kushtetuese dhe të Zotit të kërkojë largimin urgjent të qeverisë Fazlliç me kryeministër formal Berishën. Opozita duhet të vendosë se ka ardhur koha për qeveri teknike, për asnjë votë për ndryshime kushtetuese pa ikur qeveria ‘Fazlliç’, për asnjë votë për ndryshime kodesh pa ikur qeveria ‘Fazlliç’. Opozita duhet të ushtrojë presion në krye të qytetarëve deri sa të ikë kjo qeveri. Ka ardhur koha për inkurajim të drejtësisë që ajo të vërë në bankën e akuzës sekserët Fazlliç
të energjisë dhe sekserët Delijorgji të skrapit dhe municioneve”, - tha deputeti Koçi.
24 Tetor 2008