BE do të mbështesë emigracionin legal
Autori i Lajmit: Majlinda PashollariNë debatin e përgjithshëm, parlamenti evropian në Strasburg vuri në qendër gjendjen aktuale të politikës së emigrimit në EvropëVitin e kaluar u futën 18,5 milionë emigrantë në Bashkimin Evropian, përllogarit parlamenti evropian. Një pjesë e madhe e tyre jeton ilegalisht ose me perspektivë fare të pasigurtë në BE. Që kjo duhet të ndryshojë është prej kohësh e qartë për ministrat e brendshëm të BE-së. Përmes mbështetjes së emigrimit legal dhe rregulloreve të përbashkëta pa hapësira për keqpërdorim, të 27 vendet anëtare duan t i heqin fundamentin bandave të trafikantëve, punës në të zezë dhe emigracionit ilegal.Këtë e bëri të ditur sekretari i shtetit portugez, Manuel Lobo Antunes, vend që ka presidencën e radhës së BE-së: Ideja është që të integrohen në këtë koncept të gjithë mundësitë për të koordinuar emigracionin legal për personat nga lindja dhe jugu i Evropës. Ne do të krijojmë partneritete të ekuilibruara me shtetet joanëtare të BE-së, të cilat do të mund të ndikojnë në rregullimin e nevojave të tregut evropian të punës."
Kufizimi
Për fuqinë punëtore më pak të kualifikuar duhet të ekzistojë mundësia e një migrimi të kufizuar në kohë. Qendrat e Punës në vendet prejardhëse duhet të ofrojnë konsultime për mundësitë e punësimit, kushtet dhe rrugë legale për të ardhur në Evropë. Një "job center" e tillë është për herë të parë në Mali. Pritet të hapen qendra të tjera në shtetet afrikane, bëri të ditur komisari i BE-së për drejtësinë dhe çështjet e brendshme Franko Fratini (Franco Frattini): "Ne duhet ta trajtojmë emigrimin nga arsyet ekonomike dhe ideologjike. Evropa ka nevojë për emigrantët si fuqi punëtore. Nuk duhet të frikësojnë shifrat dhe t i shohim ato si rrezik."
Shifrat
Por shifrat për futjen e 20 milionë emigrantëve në Evropë në vitet e ardhshme janë plotësisht të fryra nga mediat, tha Fratini. Ai bëri të ditur se në pranverën e ardhshme do të dalë një paketë e re ligjore, me të cilët do të bëhet njësimi i dënimeve dhe politikave të kontrollit për emigrantët ilegalë në bE. Në tetor komisari i BE-së për çështjet e drejtësisë do të paraqesë propozimet e tij lidhur me "kartën blu", që do të lehtësojë punësimin e elitave mjaft të kualifikuara. Duhet bërë konkurencë me SHBA-të në këtë pikë, tha Fratini.
Dyshimi
Por për këtë inisiativë shprehu dyshime shefi i fraksionit liberal në parlamentin evropian, Graham Uatson (Graham Ëatson). Karta blu është gjë interesante vetëm për disa mijëra vetë uatson "Mos kini iluzion. Llogaria e rehatshme e komisionit, me të cilinë ne marrim më të mirët dhe pjesën tjetër e lëmë në shtëpi nuk ndryshon ndonjë gjë. Të detyruar nga uria dhe lufta e trazirat me mijëra vetë do të vinë përmes detit Mesdhe pavarësisht nëse i përmbushin apo jo kriteret tona.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007