Qyteti Studenti, sot nisin regjistrimet
Autori i Lajmit: Silvana BalliuRreth 4 mijë studentë nga rrethet, të cilët do të nisin për herë të parë vitin e ri akademik, kanë afat deri të dielën (30 shtator), që të regjistrohen në sportelet e Qytetit Studenti. Lajmi u bë i ditur dje nga Bujar Brovina, drejtori i Qytetit Studenti.
Drejtori Bujar Brovina sqaron se duke filluar nga data 28 deri më 30 shtator do të regjistrohen studentët e viteve të para, të cilët do të paraqiten në godinat e ndara, sipas degëve dhe me dokumentet përkatëse. Pritet që regjistrimet të jenë të hapura për 7 ditë.
Pagesa
Pagesa prej 26 500 lekësh për studentët e vitit të parë do të bëhet pranë godinave. Ndërkohë, studentët e viteve të dyta, të treta dhe të katërta do të regjistrohen, duke filluar nga data 30 shtator deri më 4 tetor. Ndryshe nga studentët e vitit të parë, pagesat e tyre do të bëhen në filialet e Bankës Kombëtare Tregtare. Fillimisht, për tu rregjistruar do t i jepet prioritet studentëve të viteve të para dhe më pas studentëve që kanë qenë të rregjistruar. Pas datës 4 tetor do të bëhet rregjistrimi i studentëve në vendet që kanë mbetur bosh. Përsa i përket studentëve që kanë qenë një vit më parë në Q.S dhe këtë vit janë viti i dytë, është shpallur lista e emrave të tyre në 15 korrik dhe këta studentë, i kanë të caktuara dhomat. Pra është bërë një ndarje, me përjashtim të ndonjë ndryshimi që do të duan të bëjnë vetë studentët, për tu sistemuar në dhoma.
Dokumentet
Për të shmangur rradhët e gjata përpara dyerve të godinave, procedura e rregjistrimeve ka ndryshuar, që do të thotë se, për të gjithë studentët e mëparshëm është vënë në dispozicion numri i llogarisë 403002295 të BKT-së, ku studentët do të depozitojnë këtë tarifë dhe më pas do shkojnë të marrin dhomën në godinë. Pra çdo student, për tu rregjistruar duhet të paraqitet me një certifikatë personale me fotografi të dy muajve të fundit. Një vërtetim nga fakulteti që ndjek studimet. Një raport mjekësor, i cili duhet të jëtë nga rrethi ku vjen nxnënësi përkatës dhe së fundmi, mandat-pagesa që janë derdhur lekët e tarifës së rregjistrimit në llogarinë tonë bankare. E njëjta gjë do të duhet edhe për studentët e viteve të para, me ndryshimin që këta studentë duhet të bëjnë pagesën në drejtorinë e Qytetit Studenti ku do të rregjistrohen.
Procedura
Në lidhje me rregjistrimin e studentëve, çdo kujdestare do të ketë një inspektor, që do të merret me rregjistrimin. Pra studenti, fillimisht do të shkojë tek inspektori, pasi të marri dokumentin e rregjistrimit nga ky inspektor, studenti do të paraqitet tek kujdestarja së bashku me dokumentacionin tjetër përkatës, që duhet për rregjistrim. Në këtë mënyrë, ky fakt si dhe mosdhënia e pagesës direkt tek kujdestarja ka shmangur abuzimet e mundshme, që janë bërë gjatë viteve të fundit, për të siguruar një dhomë në Qytetin Studenti.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007