Shqipëri-Bullgari, nënshkruhet protokolli për përshpejtimin e koridorit 8
Autori i Lajmit: Red.Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe Ministri i Transporteve të Bullgarisë, Petar Mutafchiev, nënshkruan në Tiranë, një deklaratë të përbashkët që synon bashkëpunimin mes dy vendeve në realizimin e përshpejtuar të projekteve përgjatë korridorit të VIII Pan Europian të Transportit. Intensifikimi i marrëdhënieve nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës dhe informacionit për realizimin e projekteve në fushën e transportit ajror, transportit detar, transportit rrugor dhe atij hekurudhor janë objekt i këtij bashkëpunimi, që do të përfshijë trajnimin, dhënien e asistencës, vendosjen e raporteve të qëndrueshme si dhe plotësimin e standardeve në një kohë që eksperienca bullgare, si anëtare me të të drejta të plota në Bashkimin Europian, i shërben Republikës së Shqipërisë në procesin e saj të integrimit. Gjatë takimit ministrat riafirmuan angazhimin në forcimin e bashkëpunimit dhe ndërrmarjen e veprimeve aktive me institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorët potencialë për sigurimin e burimeve financiare dhe asistencës teknike.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007