Në rritje fondet për grantet konkurruese
Autori i Lajmit: Red."Kuvendi dhe qeveria kanë interesa, që fondet që ne i destinojnë për investime publike të shkojnë realisht për to",- u shpreh ministri i Financave Ridvan Bode, në Komisionin e Ekonomisë dhe Finanvae, lidhur me interesimin e deputetëve, nëse duhen përfshirë grantet konkurruese në ato të pakushtëzuara. Sipas tij, në qoftë se ne do t i përfshijmë në grandet e pakushtëzuara do të krijojmë mundësi që edhe fondet e investimeve që destinohen sot për rrugë dhe ujësjellësa të mund të përdoren dhe për qëllime të tjera dhe jo në destinacionet që ne kemi përcaktuar me vendime të këshillave të komunave, bashkive dhe organeve të tjera të të zgjedhurve vendorë. "Për këtë arësye,- tha Bode- ne kemi mbajtur në destinacion këtë masë dhe në qoftë se do t i ndanim në mënyrë të barabartë për të gjitha qarqet, komunat dhe bashkitë sigurisht që nuk do të jetë e njëjtë mundësia që secila prej tyre të mund të bëjë nga një projekt në vit me fondet që ne do të japim, sepse do të jenë më të vogla." "Ne do të vazhdojmë edhe këtë vit me metodën kemi ndjekur vitin e kaluar, për të vënë në qarkullim fondet në komunat dhe bashki", nënvizoi Bode.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007