E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër kurse për zhvillimin e karrierës profesionale

Autori i Lajmit: Red.ISSAT
Menaxhim Bankar, Burse dhe Projektesh, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe Media dhe Komunikim, do të jenë këto disa nga certifikatat që do të mund të marrin të interesuarit nëse aplikojnë, duke plotësuar dokumentacion dhe duke bërë pagesat e nevojshme. Institutit i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, ISSAT, ka shpallur të hapura regjistrimet për sezonin e kurseve të trajnimit. ISSAT është themeluar nga një grup profesorësh dhe specialistësh të Arsimit të Lartë në Shqipëri, ndër të cilët: prof. Osman Kraja, prof. Gëzim Karapici, prof. Ylli Bufi, prof. Maqo Lakrori, prof. Marenglen Spiro etj. Këto kurse specializimi janë konceptuar si një ndihmesë praktike, bashkëkohore dhe e dobishme në zhvillimin e karrierës profesionale. Kurset do të shërbejnë gjithashtu si një fazë parapërgatitore për të gjithë të interesuarit, për të vazhduar studimet në nivelin Master.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›