Pritet të hapen dy fakultete në universitetin “Ismail Qemali”
Autori i Lajmit: Red.Në Universitetin “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës, pritet të hapen edhe dy fakultete të rinj, si dhe ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve. Burime nga rektorati i Universitetit “Ismail Qemali” i qytetit të Vlorës, thanë se, këtë vit të ri akademik 2007-2008 pritet të hapen edhe dy fakultete të rinj, fakulteti i biologjisë dhe kimisë detare, si dhe fakulteti i historisë dhe gjeografisë. Këto dy fakultete hapen në përputhje me nevojat e tregut të punës në Vlorë, por edhe më gjerë, si dhe me pozicionin gjeografik të këtij rrethi bregdetar. Në këto dy fakultete të rinj janë regjistruar 160 studentë. Ndërsa ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve në universitet, ku sipas regjistrit, rezultojnë të jenë regjistruar 1883 studentë. Procesi i regjistrimit të studentëve vazhdon.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007