BE, “e vendosur” për klimën
Autori i Lajmit: red.
“Vendet e Bashkimit Evropian do t u përmbahen objektivave dhe afateve të përcaktuara më herët për të përballuar ndryshimet klimatike, pavarësisht nga kundërshtimet e disa vendeve”, - tha Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Njoftimi u bë në përfundim të punimeve të një samiti dyditor të udhëheqësve të bllokut në Bruksel. Sarkozi tha se do të gjendeshin zgjidhje për vendet që kishin shprehur shqetësim. Disa vende kanë kërcënuar se do të bllokojnë marrëveshjen e arritur në fund të vitit të shkuar për të pakësuar nivelin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë në BE, duke cituar si shkak rënien e ritmeve të zhvillimit ekonomik. Ndasitë rreth ndryshimeve klimatike kontrastojnë me unitetin që tregoi blloku në përballimin e krizës bankare. Kriza financiare i ka shtyrë disa vende si Polonia dhe Italia që të argumentojnë se nuk e përballojnë dot që të vendosin nivele të larta për emetimet e sektorit të tyre industrial. Sarkozi, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së, tha se “paketa e klimës është aq e rëndësishme, saqë ne nuk heqim dot dorë prej saj me preteksin e krizës financiare". Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso tha nuk do të hiqej dorë nga beteja ndaj ndryshimeve klimatike.
Shqetësime
Korrespondentja e BBC-së në Bruksel thotë se arritja e një marrëveshjeje deri në dhjetor në këtë çështje duket si shumë ambicioze, po të kihen parasysh parashikimet gjithmonë e më pesimiste të ekonomisë evropiane. Evropa veproi me ngut për të përballuar krizën financiare, por vetëm sa po fillon të llogarisë koston e saj për vendet e punës dhe në zhvillimin ekonomik. Presidenti francez, Sarkozi, tha se vendet e BE-së duhet të shqyrtojnë mundësinë e një plani të koordinuar shpëtimi për industrinë, ashtu si kishin bërë për bankat. “Të 27 vendet anëtare e mbështesin planin për shpëtimin e bankave, të propozuar për bllokun dhe mbajtjen e një samiti për reformimin e sistemit botëror financiar”, - tha Sarkozi. Udhëheqësit e eurozonës kanë rënë dakord për një paketë ndihmash për bankat. Sarkozi tha se BE-ja dëshironte të iniconte "një samit të ri Breton Vuds" në muajin nëntor, duke iu referuar takimit të vitit 1944 që çoi në krijimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008