Topi thirrje investitorëve italianë të investojnë në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë vizitës që po zhvillon në Itali, ka vizituar dhe zonën veriore të Torinos, ku u prit nga kryetari i Bashkisë, Serxho Kiamparino, me të cilin zhvilloi një takim të shkurtër në zyrë dhe një tjetër, më të zgjeruar, në Këshillin Bashkiak. Topi u takua me presidenten e rajonit të Piemontes, Mersedes Breso. Gjatë takimit me presidenten rajonale piemonteze, Presidenti, pasi falënderoi për mikpritjen, dha një panoramë të zgjeruar të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, reformat e ndryshme që janë ndërmarrë, përmirësimin e legjislacionit fiskal, klimën shumë të favorshme ekonomike dhe për tërheqjen e investimeve të huaja në fusha të ndryshme si energjia, agro-biznesi, turizmi, etj. Breso vlerësoi maksimalisht vizitën e presidentit Topi dhe të delegacionit që ai kryeson si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera në të gjitha fushat e të nivelit më të lartë që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke vënë në dukje jo vetëm lidhjet historike dhe shpirtërore mes dy popujve, por edhe rolin e çmuar që luajnë emigrantët shqiptarë në këtë drejtim.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008