Debati televiziv, Obama fitues ndaj Mekejn
Autori i Lajmit: red.
Dy kandidatët për president në garën për Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar në qytezën universitare të Hofstra University në Long Island, Nju-Jork, debatin e tyre të tretë dhe të fundit televiziv para zgjedhjeve të 4 nëntorit. Debati konsiderohej i rëndësishëm për zhvillimin në të ardhmen e fushatës së dy senatorëve, republikanit 72-vjeçar, Xhon Mekejn, dhe demokratit 47-vjeçar, Barak Obama. Mekejn që ndodhet pas Obamës në anketat e opinionit publik, duhej, sipas analistëve, të përpiqej të përmbyste anketat e deritanishme, ndërsa Obama duhej të ruante pozicionin e tij kryesues. Mekejn kishte nevojë për një paraqitje më të mirë për të ndaluar dhe kthyer mbrapsht kryesimin e Obamës në anketat e opinionit publik. Një anketë kombëtare më e fundit i jepte Obamës një kryesim 53 për qind ndaj 39 për qind të Mekejnit. Menjëherë pas debatit, rrjetet kryesore televizive amerikane botuan të dhëna nga sondazhet e tyre, sipas të cilave, demokrati Obama doli më mirë në debat. Mendimi ishte se Mekejn nuk mundi të largohej nga fushata negative. Sipas anketave para debatit, më shumë se 60 për qind e amerikanëve mendojnë se Mekejn është më negativ në fushatë kundrejt rreth 30 për qind për Obamën. Të dy kandidatët ishin të ashpër me strategjitë e njëri-tjetrit, duke theksuar nga ana tjetër që strategjia e tyre do të ishte më e suksesshme. Debati i tretë, ashtu si edhe pritej, u përqëndrua në gjendjen e ekonomisë dhe të dy kandidatët paraqitën planet e tyre të reja për ekonominë që i kishin publikuar disa ditë më parë.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008