BE, gati për ndërtimin e gazsjellësit „Nabuco‰
Bashkimi Evropian ka nënshkruar
një marrëveshje për
energjinë me disa vende
për krijimin e një "korridori të
jugut" për furnizim me gaz, duke
anashkaluar Rusinë. Marrëveshja
është nënshkruar nga liderët e
Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë
dhe Egjiptit në një takim të organizuar
në Pragë. Sipas tij, këto
vende zotohen që të përshpejtojnë
ndërtimin e një gazsjellësi për të
sjellë gazin nga Kaspiku në Evropën
Qendrore. Bashkimi Evropian pret
me padurim që të përmirësojë
sigurinë e furnizimit të tij me gaz
për shkak të paqëndrueshmërisë
së Moskës në këtë furnizim. Këtë
vit, ajo pati një mosmarrëveshje të
gjatë me Ukrainën për shkak të disa
pagesave të vonuara, si pasojë e së
cilës mbetën pa gaz për disa kohë
disa vende të Bashkimit Evropian.
Një nga vendet kyç të takimit ishte
Turqia dhe Presidenti i këtij vendi,
Abdullah Gul, i cili mori pjesë në
nënshkrimin e marrëveshjes për
ndërtimin e gazsjellësit "Nabuco".
Por nga ana e tij, Gul e bëri të qartë
që ai, pas kësaj, priste një përmirësim
të dukshëm të bisedimeve
për anëtarësimin e vendit të tij në
Bashkimin Evropian, bisedime të
ngrira për momentin. Shpresohet
që "Nabuco", i cili do të ketë një
gjatësi prej 3300 kilometrash dhe
do të nisë në Azerbajxhan për të
përfunduar në Austri, do të fi llojë
furnizimin e tij me gaz jo më larg se
viti 2014. Por Rusia, e cila furnizon
një të pestën e Evropës me gaz është
shumë e acaruar në lidhje me çdo
lloj gazsjellësi që nuk kontrollohet
prej saj dhe ka shprehur prej kohësh
një qëndrim aspak dashamirës
për "Nabucon". Përfaqësuesit e
Kazakistanit, Turkmenistanit dhe
Uzbekistanit refuzuan që të nënshkruajnë
marrëveshjen në Pragë,
për shkak të presioneve të bëra nga
rusët. Iraku, që u ftua gjithashtu në
takim, nuk dërgoi asnjë përfaqësues
edhe pse pritej që ky vend
të nënshkruante një marrëveshje
energjetike me Bashkimin Evropian
shumë shpejt. Korridori i ri evropian
i jugut është cilësuar ndryshe
edhe si"rruga moderne e mëndafshit".
Sipas një zyrtari çek, Bashkimi
Evropian nuk kishte kohë për të
humbur ndërkohë që Rusia, nga
ana e saj, do të vazhdonte të nxirrte
pengesa për fi llimin e punimeve të
gazsjellësit. Për 15 vjet, Bashkimi
Evropian thjesht ka biseduar pa
qenë asnjëherë i gatshëm për të
nisur ndërtimin e gazsjellësit, por
tani duket se gjërat janë ndryshe.
Nëse ky gazsjellës nuk do të ndërtohet,
vendet aziatike do të jenë të
detyruara t‘ia shesin gazin e tyre Rusisë
dhe çmimet e tij në Evropë do të
kapin qiellin. Puna për "Nabucon"
pritet të nisë në vitin 2011. Kostoja
e gazsjellësit do të jetë 10 miliardë
euro dhe pritet që ai të transportojë
çdo vit 31 miliardë metra kub gaz.
një marrëveshje për
energjinë me disa vende
për krijimin e një "korridori të
jugut" për furnizim me gaz, duke
anashkaluar Rusinë. Marrëveshja
është nënshkruar nga liderët e
Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë
dhe Egjiptit në një takim të organizuar
në Pragë. Sipas tij, këto
vende zotohen që të përshpejtojnë
ndërtimin e një gazsjellësi për të
sjellë gazin nga Kaspiku në Evropën
Qendrore. Bashkimi Evropian pret
me padurim që të përmirësojë
sigurinë e furnizimit të tij me gaz
për shkak të paqëndrueshmërisë
së Moskës në këtë furnizim. Këtë
vit, ajo pati një mosmarrëveshje të
gjatë me Ukrainën për shkak të disa
pagesave të vonuara, si pasojë e së
cilës mbetën pa gaz për disa kohë
disa vende të Bashkimit Evropian.
Një nga vendet kyç të takimit ishte
Turqia dhe Presidenti i këtij vendi,
Abdullah Gul, i cili mori pjesë në
nënshkrimin e marrëveshjes për
ndërtimin e gazsjellësit "Nabuco".
Por nga ana e tij, Gul e bëri të qartë
që ai, pas kësaj, priste një përmirësim
të dukshëm të bisedimeve
për anëtarësimin e vendit të tij në
Bashkimin Evropian, bisedime të
ngrira për momentin. Shpresohet
që "Nabuco", i cili do të ketë një
gjatësi prej 3300 kilometrash dhe
do të nisë në Azerbajxhan për të
përfunduar në Austri, do të fi llojë
furnizimin e tij me gaz jo më larg se
viti 2014. Por Rusia, e cila furnizon
një të pestën e Evropës me gaz është
shumë e acaruar në lidhje me çdo
lloj gazsjellësi që nuk kontrollohet
prej saj dhe ka shprehur prej kohësh
një qëndrim aspak dashamirës
për "Nabucon". Përfaqësuesit e
Kazakistanit, Turkmenistanit dhe
Uzbekistanit refuzuan që të nënshkruajnë
marrëveshjen në Pragë,
për shkak të presioneve të bëra nga
rusët. Iraku, që u ftua gjithashtu në
takim, nuk dërgoi asnjë përfaqësues
edhe pse pritej që ky vend
të nënshkruante një marrëveshje
energjetike me Bashkimin Evropian
shumë shpejt. Korridori i ri evropian
i jugut është cilësuar ndryshe
edhe si"rruga moderne e mëndafshit".
Sipas një zyrtari çek, Bashkimi
Evropian nuk kishte kohë për të
humbur ndërkohë që Rusia, nga
ana e saj, do të vazhdonte të nxirrte
pengesa për fi llimin e punimeve të
gazsjellësit. Për 15 vjet, Bashkimi
Evropian thjesht ka biseduar pa
qenë asnjëherë i gatshëm për të
nisur ndërtimin e gazsjellësit, por
tani duket se gjërat janë ndryshe.
Nëse ky gazsjellës nuk do të ndërtohet,
vendet aziatike do të jenë të
detyruara t‘ia shesin gazin e tyre Rusisë
dhe çmimet e tij në Evropë do të
kapin qiellin. Puna për "Nabucon"
pritet të nisë në vitin 2011. Kostoja
e gazsjellësit do të jetë 10 miliardë
euro dhe pritet që ai të transportojë
çdo vit 31 miliardë metra kub gaz.