Ndjekje penale për farmacitë e denoncuara te "Fiks Fare"
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave do të kërkojë ndjekje pe
nale për të gjitha farmacitë që janë denoncuar në emisionin "Fiks
Fare" se shisnin barna kontrabandë. Lajmin e bëri të ditur dje zv/
drejtoresha teknike e QKKB-së, Ina Lala. Zonja Lala shpjegoi se inspektorët
e Qendrës së Kontrollit të Barnave me statusin që kanë, nuk mund
të kontrollojnë makinat apo poshtë banakut të farmacistëve. Megjithatë,
pas pamjeve të publikuara në "Fiks Fare" do t‘i kërkojnë prokurorisë fillimin
e procedimit penal, sipas ligjeve që janë në fuqi. Ndërsa për sa u përket 26
lejeve të importit që janë firmosur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Nard
Ndoka, në kundërshtim me ligjin 9323, datë 25.11.2004 "Për barnat dhe
shërbimin farmaceutik", Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave nuk ka
asnjë të drejtë ligjore që të ndërhyjë. "Ne si QKKB bëjmë vetëm njoftimin
nëse është i regjistruar ose jo si bar. Fjalën e fundit për dhënien e lejes së
importit e ka ministri", përfundon zv/drejtoresha teknike e QKKB-së.