E Diel, 1 Nëntor 2026

Medaljet false, reagon ministri i Mbrojtjes

Medaljet false që ka dhënë
Ministria e Mbrojtjes
gjatë viteve të fundit
janë duke u verifikuar nga Drejtoria
e Inspektimit pranë këtij institucioni.
Në një intervistë për "Fiks
Fare", ministri i Mbrojtjes, z.
Gazmend Oketa, shpjegoi se medalja
ka dy elemente.
Sipas tij, "elementi më kryesor
është motivacioni për të cilin jepet
kjo medalje dhe më pas kuptohet
vetë medalja si material natyrisht,
duhet t‘i respektojë të gjitha të
drejtat ligjore, të gjitha standardet
që ka Këshilli i Ministrave, Kuvendi
i Shqipërisë, miratuar me ligj dhe
është detyrimi i çdo institucioni që
të respektojë këto standarde".
Sipas ministrit, Drejtoria e Inspektimit
ka përfunduar verifikimet
dhe ka përpiluar një raport që i është
bërë i njohur vetë ministrit të
Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes nuk
jep detaje të tjera rreth këtij raporti,
por thekson se "nga ky raport dalin
disa detyrime, disa angazhime për
strukturat përkatëse për të korrigjuar
atë element që ju me të drejtë
keni konstatuar, pasi ato medalje le
të themi përmbushin jo plotësisht
të gjitha kriteret ligjore".
Por, për ministrin e Mbrojtjes,
në të gjitha rastet e dekorimeve në
vite, më i rëndësishëm është motivacioni.
Sipas tij, "duhet ndarë
dëmi financiar, që shkaktohet kur
këto medalje janë tërësisht të pabazuar
në ligj dhe është tjetër gjë
vlera e kësaj medalje".
Dy muaj më parë, në emisionin
"Fiks Fare" u tregua se medaljet që
ka dhënë Ministria e Mbrojtjes gjatë
viteve të fundit nuk përmbushnin
72 kriteret e përcaktuara në ligjin
9215 "Për medaljet për personelin
e Forcave të Armatosura të Republikës
së Shqipërisë"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›