Ministria e Mjedisit: Monitorim subjektit në Fushë-Krujë
Ministria e Mjedisit do të monitorojë aktivitetin e fabrikës së çimentos
në Fushë-Krujë për të konstatuar shkallën e ndotjes në
zonën përreth. Pas publikimit në "Fiks Fare" të marrëveshjes së
fshehtë që kishin nënshkruar përfaqësuesit e fabrikës së çimentos në
Fushë-Krujë me banorët që kanë shtëpitë e tyre pranë portës kryesore të
fabrikës, reagoi Ministria e Mjedisit. Zëdhënësi i kësaj ministrie, zoti Tom
Therçaj, deklaroi se janë vënë në dijeni të kësaj marrëveshjeje vetëm dy
ditë më parë nga emisioni "Fiks Fare". "Kjo marrëveshje që ju prezantuat
do të jetë një shkas që strukturat tona të kontrollit dhe monitorimit të
përqendrojnë vëmendjen disi më shumë te ky subjekt ekonomik, madje
edhe te subjektet e tjera për të konstatuar shkallën e ndotjes në zonën
përreth, si dhe ndikimin në mjedis në mbrojtje të shëndetit të banorëve
dhe jetës së tyre", theksoi zëdhënësi Therçaj. Dy ditë më parë, "Fiks Fare"
publikoi një marrëveshje të fshehtë të firmosur nga përfaqësuesi i fabrikës
së çimentos dhe përfaqësuesit të 15 familjeve që jetojnë pranë portës
kryesore të fabrikës, marrëveshje e cila përcaktonte një rrogë mujore prej
200 dollarësh si shpërblim për banorët për tymin që thithin.