E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Obama-Lavrov, shumë shpresë për marrëdhënie të shkëlqyera

Barak Obama është
shprehur optimist se
marrëdhëniet e vendit të
tij me Rusinë do të përmirësohen
dhe diferencat
mes të dyja vendeve do të
zgjidhen. Këtë deklaratë,
Obama e ka bërë pas takimit
që pati me ministrin
e Jashtëm rus, Lavrov, me
të cilin diskutoi për çështjet
që do të jenë në qendër të
vëmendjes së takimit të tij
me Presidentin Medvedev
në Moskë. "Ne kemi një
rast të mrekullueshëm
për të rivendosur një
marrëdhënie të mirë me
Moskën në të gjitha çështjet",
deklaroi Obama para
gazetarëve pas takimit.
Në këto çështje përfshihen
ato të armëve bërthamore,
situata në Afganistan dhe
Pakistan, konfl ikti në Irak
e Lindjen e Mesme dhe
ekonomia botërore. "Jam
plot shpresë që takimet
që do të kemi gjatë këtij viti
me palën ruse do të jenë të
frytshme dhe në përfi tim të
të dyja vendeve", ka thënë
Obama. Për ministrin e
Jashtëm rus, kjo ishte vizita
e tij e parë në administratën
e re të Obamës dhe
të dy janë shprehur optimistë
që vendet e tyre po
sheshonin mosmarrëveshjet
e së shkuarës. Edhe
sipas Lavrovit, pakësimi i
arsenalit bërthamor është
një objektiv shumë i rëndësishëm
për Rusinë, sikurse
për Shtetet e Bashkuara
dhe botën mbarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›