BE i dorëzon Shqipërisë udhëzuesin e liberalizimit të vizave
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot, i ngarkuar për Lirinë, Sigurinë dhe Drejtësinë, përshëndeti dorëzimin e udhëzuesit për liberalizimin e vizave ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, gjatë një ceremonie të mbajtur dje në Bruksel. Udhëzuesi jep indikacione të qarta për autoritetet shqiptare për masat që duhen marrë në mënyrë që të mund të sigurohet lëvizje e lirë pa viza për të gjithë qytetarët shqiptarë. "Unë i jap një rëndësi të veçantë lehtësimit të kontakteve njerëzore, veçanërisht për brezin e ri. Jam i bindur se kushte më të lehta udhëtimi do të rrisin mirëkuptimin e përbashkët dhe do të përmirësojnë marrëdhëniet tona në të gjitha fushat. Udhëzuesi për lehtësimin e vizave është sigurisht një hap tjetër i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian", theksoi Barrot. Zyrtari i Brukselit deklaroi se "udhëzuesi u ofron më shumë avantazhe qytetarëve të Shqipërisë, sepse do ta nxisë vendin të vazhdojë vënien në jetë të reformave të nevojshme, si dhe të forcojë bashkëpunimin në nivel rajonal dhe me Bashkimin Evropian në fusha të tilla si forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". Që prej 1 janarit 2008, qytetarët shqiptarë tashmë po gëzojnë përfitimet nga marrëveshja e lehtësimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje përcakton mundësi më të lehta të lëshimit të vizave, përfshirë edhe dhënien e vizave falas për një kategori të gjerë qytetarësh që përfshin studentët, sportistët, njerëzit e kulturës, gazetarët, ata që vizitojnë pjesëtarët e familjes që jetojnë në Bashkimin Evropian, njerëzit që kanë nevojë për trajtim mjekësor, njerëzit e biznesit etj. Gati 50% e qytetarëve shqiptarë janë përjashtuar nga taksa e vizës. Ata që paguajnë për vizat kanë një tarifë të reduktuar prej 35 eurosh, në vend të 60 eurove.
Bashkimi Evropian u dërgoi të gjithë qytetarëve të Shqipërisë një mesazh të fortë hapjeje/nxitjeje, kur më 28 janar 2008 Këshilli për Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë ftoi Komisionin Evropian të paraqesë udhëzues të detajuar, që të përcaktojë kushte të qarta që duhen plotësuar nga secili vend i rajonit, në mënyrë që të ecin gradualisht drejt liberalizimit të vizave. Në mars të 2008-ës nisi dialogu me Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Udhëzuesi i paraqitur sot zyrtarisht është një hap konkret përpara drejt liberalizimit të vizave.
Udhëzuesi ndjek një metodë të balancuar, duke përcaktuar piketa që janë realiste dhe të arritshme. Ai përcakton kërkesa të qarta për reformat që duhen zbatuar në fusha kyçe, siç janë siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, lufta kundër migrimit ilegal dhe krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe në fushën e të drejtave themeltare.