OSBE: Zgjedhjet, një katastrofë. Të përsëriten
Komuniteti ndërkombëtar ka vijuar me qëndrimet e ashpra ndaj zgjedhjeve në Maqedoni. Në një reaksion zinxhir, Departamenti i Shtetit, Bashkimi Evropian, si dhe OSBE, kanë bërë të ditur se këto zgjedhje ishin një hap prapa në plotësimin e standardeve ndërkombëtare. Ndërkaq, ndërkombëtarët kanë kërkuar nga qeveria e Shkupit që të përsërisë votimet aty ku janë dhunuar zgjedhjet, por edhe të dënojë të gjithë nxitësit dhe autorët e akteve të dhunës. Presidenca e radhës e Bashkimit Evropian, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, u kanë bërë thirrje autoriteteve maqedonase që të ndreqin sa më shpejt problemet që hapën më 1 qershor me dhunimin e votës së lirë. Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormak, theksoi se duhet rivotim i zgjedhjeve në vendet ku kishte kërcënime dhe dhunë, ndjekje të përgjegjësve për dhunën dhe krijim të atmosferës në të cilën njerëzit do të mund të votojnë gjatë përsëritjes së zgjedhjeve. Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së në zgjedhjet maqedonase, Robert Berry, ka deklaruar dje gjatë një interviste për BBC se manipulimi në zgjedhjet e 1 qershorit në Maqedoni ishin tejet të mëdha dhe qeveria aktuale është përgjegjësja kryesore e lejimit të akteve të dhunës. Berry deklaroi se dhuna ka penguar rëndë qytetarët të shprehnin vullnetin e tyre...
Sa serioze janë këto incidente?
Ne besojmë se incidentet janë serioze. Jo vetëm incidentet e dhunshme, por edhe ato të shkeljes së qëllimshme të ligjit zgjedhor. Kishte shumë raste kur kutitë u vodhën, kishte raste kur kutitë mbusheshin me vota, kishte raste kur vëzhguesit nuk lejoheshin të qëndronin në vendvotime. Numërimi i votave në disa raste zhvillohej në mënyrë jo të qartë.
Ju e bëtë të qartë se përgjegjës për procesin zgjedhor janë autoritetet. Nuk ishin ata të vetëdijshëm për këtë?
Ne kemi folur për këtë prej pesë javësh, që kur ndodhemi këtu. Bëmë edhe një raport në të cilin theksuam këto shqetësime. Ata vetë e kanë bërë të ditur se janë përgjegjës, por fatkeqësisht, autoritetet që duhet të sigurojnë zbatimin e ligjit, kishin një qasje selektive.
Çfarë do të thotë qasje selektive?
Kjo do të thotë se në mënyrë të qartë favorizohej një parti ndaj një partie tjetër.
Por cila është atëherë përgjegjësia e autoriteteve në incidentet më serioze, si ai kur një person u vra?
E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se masat parandaluese nuk ishin të fuqishme sa duhet.
Në disa raste, zyrtarë të lartë kanë lënë të kuptohet se problemet zgjedhore kanë të bëjnë vetëm me shqiptarët, ndërkohë që janë lavdëruar me procesin zgjedhor, si i vlerësoni këto qëndrime?
Nuk mund të keni zgjedhje demokratike vetëm në një pjesë të vendit. Vendi shihet si tërësi dhe puna jonë është të vlerësojmë veprimet në gjithë territorin e vendit.
A mendoni se pas thirrjeve që keni bërë autoritetet do të ndërmarrin masat e duhura?
Zyrtarë të lartë shtetërorë ma kanë siguruar një gjë të tillë. Vendi ka një shans që të përmirësojë imazhin. Por ne jemi këtu që të vëzhgojmë procesin.