E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE i hap dyert Kroacisë

• BE-ja i ka hapur së fundi dyert Kroacisë për anëtarësim në familjen evropiane. Lajmi është bërë i ditur në takimin mes presidentit të KE-së, Hoze Manuel Barroso dhe Kryeministrit kroat, Ivo Sanader.Duke folur në një konferencë për shtyp, dy krerët e lartë deklaruan se BE kishte rënë dakord që deri në fund të këtij viti të vendosej për datën se kur Kroacia të mbyllte bisedimet për anëtarësim. "Kam shumë besim se Zagrebi do t'i përmbushë të gjitha kriteret në mënyrë që deri në vjeshtë, Komisioni Evropian të vendosë për përfundimin e negociatave", tha Barroso përpara gazetarëve, duke shtuar se shpresonte që Kroacia të përmbyllte negociatat teknike përpara përfundimit të mandatit të komisionit aktual në nëntor të vitit 2009. Sipas procedurave të ndjekura zakonisht që është ratifikimi i dokumentit nga 27 anëtarët e bllokut, Kroacia do të anëtarësohej në BE deri në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›